Fidanishtja

Projektet madhore dhe investive 2018-2019 të kryetarit Lutfi Haziri !

/ 6 minuta lexim

Nga Rashit Sahiti – Të gjitha punët e poshtëcekura janë dëshmia më profesionale e një kryetari të përgjegjshëm dhe profesional, i cili përcakton vlerat e shoqërisë, ndërtimin e atyre vlerave dhe përcaktimin e sigurt për një Gjilan të ndërtuar me standarde evropiane }. Të kesh një menaxher të suksesshëm do të thotë t’ia përcaktosh vlerat vetës dhe shoqërisë që të rrethon. Të udhëheqësh suksesshëm do të thotë të kesh tipare të shëndetshme njerëzore dhe profesionale. Përgjegjësia për një Gjilan më ndryshe, kishte qenë ëndërr për çdo Gjilanas. Me udhëheqësin më të suksesshëm që e posedon Kosova, me njeriun i cili po e transformon Gjilanin, nga një Gjilan të amortizuar nga qeverisja denigruese dhe e brishtë e PDK-së për disa vite, në një Gjilan me vlera europiane. Krenar dhe shumë me fat, që e posedojmë intelektualin e kohës moderne, politikanin më të përgjegjshëm në vend dhe menaxherin më të suksesshëm të pasluftës në Kosovë z. Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri, është i betuar që të punojë për shtetin tonë, që të punojë në parimin e barazisë dhe urtësisë, duke integruar barazinë e partive politike, barazinë gjinore, barazinë grupeve sociale, barazinë e solidaritetit, barazinë para ligjit dhe para Zotit. Mbi të gjitha emri i “Lutfi Hazirit” lakohet nga e gjithë bota demokratike, kurdoherë që bëhet fjalë për Kosovën dhe rrugën e saj për shtetndërtim dhe zhvillim.
Përjetësisht falënderues për punët e hajrit të kryetarit Haziri ….

| INFRASTRUKTURA |

• Ndërtimi i autostradës (projektidea dhe presioni politikë në Prishtinë) nga Komuna e Gjilanit – përfundimi: Vjeshtë 2021,

• Hyrje – Daljet e qytetit – ndërtimi i rrugës Gjilan – Livoq i Ulët në drejtim të Ferizajit e deri në Kllokot,

• Rruga Gjilan – Prishtinë deri në hyrje të fshatit Bresalc 7.2 km ( fillimi i punimeve në Pranverë),

• Rruga e Kumanovës e buxhetuar për vitin e ardhshëm,

• Ndërtimi i rrugës prej te “Drini Market” deri te bunari i Përlepnicës,

• Program të njëjtë për fshatra,

• Zgjerimi i hyrjeve në fshatra, ku dy fshatrat e para janë Përlepnica dhe Cërnica, në vitin i ardhshëm vazhdojmë me Livoqin e Epërm dhe Livoqin e Ulët,

• Të gjitha hyrje – daljet do të rregullohen, standartizohen dhe do të japin karakter urban,

• Parimi i barazisë qytet- fshat, ku vitin e ardhshëm 50% të investimeve nga 8 milion€ (gjysma në fshatra dhe gjysma në qytet),

• Tretman të parë trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi i impiantit për ujrat e zeza, në bashkëpunim me Bankën për Zhvillim me 26 milion€, përfshirja e kolektorëve dhe ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujrave,

• Marrveshja me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe qeverinë, që nga 1 janari “Hidromorava” si kompani shtetërore me qenë operatori kryesor i këtyre programeve,

• Lumi Mirusha – pjesa jugore – veriore dhe pjesa jugore – veriore, që jem duke e mbyllë, duke i vendos gypat, projekt ky që do të mbyllet deri në fund të vitit të ardhshëm,

• Trajtimi i lumit “Stanishorka” që fillon në afërsi të kazermës ushtarake në drejtim lagjës mbi pompen e benzinës “IP petrol,

• Punimi i qendrës së qytetit dhe zgjerimi i sheshit të Gjilanit, ku një numër i madh i ndërtesave do të rrënohen,

• Trajtimi i sektorit privat: pjesa e hotelit, pjesa e teatrit, ndërtesa e policisë regjionale, pjesa e administratës (largimi nga qyteti),

| ARSIMI |

• Arsimi i ka dhe do t’i ketë të hyrat më të mëdha nga afërsisht 5 milion€, ku me 3.2 milion€ e mbulojmë zbrazëtirën buxhetore dhe e ruajmë investimin në njerëz dhe infrastrukturë,

• Reforma të thella në arsim – riorganizimi i çështjes së normave dhe ndarja e drejtë e tyre, ku do të ofrojmë kualitet dhe cilësi,

• Barazpeshimi i numrit të arsimtarëve me numrin e nxënësve,

• Përfundim investimi në shkollën e hartave dhe shkollën e haxhajve,

• Investimi në infrastrukturë në renovimin e objekteve ku me prioritet do të jenë shkolla e Bresalcit dhe të gjitha shkollat me gjendje jo të mirë,

| SPORTI |

• Përfundimi i dy stadiumeve ndihmëse për dy klubet e qytetit,

• Është duke u ndërtuar stadiumi i qytetit sipas standardeve të UEFA-së me 6 milion € investim,

• Pritet përfundimi i ndërtimit të palestrës së sporte në Zhegër për klubin e hendbollit dhe për shkollën,

• Investimi i stadiumeve të vogla në kuadër të shkollave të mesme,

| SHËNDETËSIA |

• Japim 5 shërbime për qytetarë,

• Po punojmë fuqimisht që 1.3 milion € të shëndetësisë me e ngritë shërbimin për kushte më të mira,

Fidanishtja

• Investim në teknik dhe mjete medicionale,

• Investim në numër më të madh të stafit teknik,

| BUJQËSI |

• Subvencione nga komuna dhe qeveria kanë mbërri në 1.2 milion €,

• Bujqësia do të ruhet si promotor i zhvillimit ekonomik,

• Mbështetje e fuqishme për sektorin privat ( subvencionim për familjet bujqësore, investim në blektori, pemtari),

• Subvencionimi e naftës,

• Programi nga Komisioni Evropian për përfshirjen e të rinjëve në bujqësi, trajnimin e familjarëve etj,

• Do të subvencionohet edhe bima e duhanit për mbjellje dhe plasim në treg,

| SPORT |

• Mbështetja financiare për klubet futbollit,

• Për herën e parë kemi marrë pjesë në kualifikime Evropian me klubin F.C Drita,

• Nga viti i ardhshëm do të ketë financim të madhë nga aksionarët e klubeve,

• Investim në klube shkollore, në Volejboll të femrave, në Hendboll etj,

• Do ta riaktivizojmë klubin e basketbollit financiarisht,

| KULTURË |

• Teatri – storie e suksesit këtë vit,

• Zgjedhja e statusit të aktorëve dhe financimi i tyre,

• Organizimi i ansamblit të aktorëve,

• Riorganizimi menaxherial i teatrit,

• Qendra më e fuqishme kulturore, me kalenar kulturor,

| RINIA |

• Investimi në aspektin organizativ në tri grupmosha : të rinjët nxënës, të rinjët student dhe të rinjët e posadiplomuar,

• Të gjitha planet e Komisionit Evropian të orientuara në rini: rinia në bujqësi, rinia në kulturë, rinia në sport dhe rinia në arsim.

|PROJEKTET ME DONATORË |

• Gjilani primat nëpër komuna për donacione nga shtetet mike,

• Me USAID – partneritet strategjik në 5 vitet e ardhshme,

• Komisioni Evropian deri tash në Komunën e Gjilanit ka investuar me 14 milion €,

• Banka Evropiane për Zhvillim do të financon impiantin për ujrat e zeza, do të investon rrugën Gjilan – Bresalc, investim në rrugën Gjilan – Livoq – Kllokot dhe investim në disa programe tjera,

• Bashkëpunim me qeverinë zvicerane lidhur me ujin e pijshëm dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit.

• Do të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe me shtetet tjera.