Hidromorava

Projektet e studentëve të UBT-së, të zbatueshme edhe në praktikë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Projekti “Dimming Glass”, i punuar nga studentët e UBT-së, Arbnor Mustafa, Diedon Llabjani, Enes Shabani dhe Ylli Salihu është përzgjedhur si biznes-plani më i mirë nga paneli i përbërë prej ekspertëve të fushës së ekonomisë.

Në këtë ngjarje të organizuar nga UBT-ja, janë prezantuar 31 biznes-plane, të realizuara nga 130 studentë të MBE-së, të ndarë në 31 grupe, me ç’rast secili prej tyre solli ide të ndryshme për hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.

Studenti i Mekatronikës në UBT, njëherësh edhe anëtar i grupit fitues, Ylli Salihu është shprehur se UBT, përmes këtij organizimi u ka dhënë mundësi për shfaqjen e ideve të tyre.
“UBT po na ofron mundësi për paraqitjen e ideve dhe të projekteve tona biznesore, duke përfshirë në to të gjitha analizat financiare, planet operacionale, si dhe makineritë e nevojshme për përdorim”, tha Salihu.

UBT

Drejtori për Çështje akademike në UBT, njëherësh edhe profesor në lëndën Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia, Armend Muja theksoi se qëllimi i organizimeve të tilla është promovimi i ndërmarrësisë si një mundësi për përparim shoqëror e ekonomik. Ndër tjerash ai tha: “Mbështetja politike e juridike për mjedis më të favorshëm biznesor, duke përfshirë edhe politikat fiskale, do të jetë rruga kryesore për intensifikimin e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë”, theksoi Muja, për të shtuar se “kjo ide është sjellë nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, me qëllim që ky institucion të jetë një vend ose platformë ku ndërthuret arsimi dhe industria”.
Ndërkaq, duke e vlerësuar punën e realizuar nga studentët, ai tutje tha së, në këtë vit janë realizuar projektet dhe prezantimet më cilësore.

Organizimi i një ngjarjeje të tillë u financua nga Banka për Biznes (BPB), përfaqësuesi i së cilës, Adonis Bllacaku konsideroi se shumica e projekteve të prezantuara gjejnë zbatim edhe në praktikë, andaj inkurajoi studentët e UBT-së për të punuar në zbatimin e tyre.
“Janë prezantuar projekte, të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë tona, prandaj cilësia dhe lehtësia në aplikimin e tyre, na shtyn të vazhdojmë me ofrimin e përkrahjes sonë për ngjarjet e tilla”, theksoi Bllacaku, i cili e vlerësoi lart punën e studentëve dhe nivelin e mësimdhënies në UBT.

Projekti fitues “Dimming Glass” është shpërblyer me 1 mijë euro, derisa kjo është gjenerata e shtatë që ka prezantuar biznes-plane, në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.