Eko Higjiena

Projektet e SHFMU “Abdullah Tahiri” nuk kanë të ndalur!

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Rëndësia e një udhëheqje të suksesshme e SHFMU “Abdullah Tahiri”, nga një njëri profesionist i cili tërë jetën e tij, i’a kushtoi funksionimit të një baze të suksesshme të arsimit shqip, siç është drejtori i kësaj shkolle Rashit Sahiti, është dëshmi i një rezultati produktiv i sukseseve të pandalshme, të projekteve të fituara dhe angazhimit të suksesshëm të mësimdhënësve të tij.

Një grup i nxënësve të shkëlqyeshëm të SHFMU “Abdullah Tahri” në Malishevë, në krye me profesoreshën e Gjeografisë znj. Albina Basha – Halili, prezantuan projektin krijues të disa nxënësve të kësaj shkolle.

Duke e njohur rëndësinë e funksionimit të sistemit diellor, që është një sistem i përbërë nga nëntë planet : Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni, veçanërisht, funksionimin dhe rëndësinë e planetit Tokë, këta nxënës arritën të krijojnë një sistem të funksionimit mekanik, të kombinuar me një sistem digjital, për të demonstruar punën e planetëve dhe rëndësinë e tyre në sistemin tonë diellorë.

HW

Drejtori i kësaj shkolle, prof. Rashit Sahiti, është i fasionuar me punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve të tij, ku si rezultat produktiv i kësaj pune, vije angazhimi dhe prezantimi i krijimit të projekteve të nxënësve të kësaj shkolle.

Në anën tjetër profesoresha e Gjeografisë, znj. Albina Basha – Halili, i përgëzoi nxënësit për angazhimin e pareshtur për mësimnxënie dhe avancimin në projekte të rëndësishme kreative – përshkruese. Ajo konsideron se ky projekt kreativ i këtyre nxënësve, është dëshmia më e rëndësishme e punës dhe angazhimit tonë në mësimdhënie, andaj i falënderon nxënësit e saj për përkushtimin dhe ambicien e tyre për shkencë, dhe njëkohësisht falënderon drejtorin e shkollës prof. Rashit Sahitin, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë, për projektet të cilat janë rëndësi e rezultatit të punës së përbashkët në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Edhe nxënësit janë krenar për punën dhe përkushtimin e pareshtur të prof. Albina Basha – Halili, për të arritur rezultate të përbashkëta, ku si rrjedhojë e saj, është fakti se kjo shkollë po arrinë hapa të shkathtësisë kreative në mësimnxënie dhe orientim në karrierë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.