Uji Dea

Projektet e reja të Samantës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kënga “Na e dina”, që Samanta Karavella prezantoi gjatë verës, bashkëpunim me Gent Fatalin, ka arritur në 11 milion klikime.

Mobi Casa

Pasi kënga u transmetua gjatë muajve të nxehtë në ekrane apo edhe në radio, padyshim që i ka sjellë këngëtares simpatike edhe koncerte të shumta. Por mbyllja e një sezoni të suksesshëm do të thotë shumë punë për sezonin e ri. Dhe Samanta ka përveshur sërish mëngët. “Jam duke punuar për dy këngë të reja,” tregon këngëtarja 26 vjeçare për ‘Bordo’. Karavella do t’i sjellë publikut dy krijime të cilat i përkasin rrymave të ndryshme. Kënga e parë që do të publikohet është e ritmeve reggaeton për të cilën po punon me Alandin (Max audio). Ndërsa kënga tjetër është reggae, muzikën e së cilës e ka realizuar vetë Samanta. Kënga po punohet nga Kico i cili ka realizuar “Ti s’e din se”, një hit i suksesshëm i 2014-ës. “Më pret një punë shumë intensive dhe uroj që këngët t’i publikoj në kohë,” shprehet këngëtarja simpatike e cila po i ngjit shkallët e karrierës me hapa të sigurta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.