Fundamenti

Projektet e komunës shfrytëzohen për zgjedhjet nacionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur rregullimin e tri rrugëve më të vjetra në fshatin Përlepnicë, me ç’rast në inspektimin e fillimit të punimeve ishte edhe nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se investimi këtu është ndër më të drejtat dhe më të nevojshmet, sepse kjo edhe përkundër që është rruga më e vjetër në këtë fshat nuk është shikuar me prioritet më parë.

Pushteti i ri ka filluar të implementojë projektet e kohës së Qemajl Mustafës derisa vet zyrtarët e saj janë kyçur në promovimin e tyre edhe për nevojat e fushatës nacionale.

Mobi Casa

Edhe pse është kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu po inspekton këto punime dhe po mbështet projektet. ”Sot kemi nisur punën në rregullimin e këtyre tri rrugëve këtu në këtë fshat, sikur që ditë më parë kanë nisur punimet në fshatin Nasal, ndërsa për këtë qëllim ne kemi ndarë mbi 2.5 milion euro për asfaltime të rrugëve në qytet dhe fshatra e që numri i tyre që janë hapur tenderët dhe që janë në proces të hapjes janë mbi 34 rrugë në fshat dhe qytet. Këto rrugë në fshatin Përlepnicë kanë nisur sot dhe do të asfaltohen shumë shpejt. Dinamika e punëve është shumë e madhe në Komunën e Gjilanit, porse këtë vit do të përfitojnë një numër shumë i madh i qytetarëve nga projektet publike”, ka thënë Kadriu në fshatin Përlepnicë.

Ndërsa Sabedin Aliu banorë i kësaj lagjeje të Përlepnicës, ka thënë se ai dhe banorët e kësaj pjese janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet tani në lagjen e tyre.
”Jemi shumë të gëzuar për këtë projekt që edhe rrugës më të vjetër i erdhi rendi të asfaltohet. Këtu në këtë lagje jemi rreth 30 shtëpi, ndërsa ky projekt do ta bëjë më të lehtë qarkullimin e qytetarëve në këtë fshat”, ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.