Hidromorava

Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kështu tha kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë inspektimit të punimeve infrastrukturore që po kryhen në territorin e komunës së Vitisë.

Edhe pse ditë e diel, Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve te Sokoltë në fshatin Verban. Poashtu ka vizituar fshatin Gërmovë ku është asfaltuar terreni sportiv i këtij fshati.

Haliti gjatë ditës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vizituar edhe fshatin Radivojc ku është bërë rivitalizimi i fushës së këtij fshati e cila gjendet në oborrin e shkollës.

UBT

Ai poashtu ka vizituar edhe projektet që po realizohen në fshatin Beguncë ku janë asfaltuar tri rrugë:Rruga te lagjeja Rexhepi, rruga tek shkolla e re e fshatit dhe një segment i rrugës që lidhet me rrugën kryesore të fshatit.

Gjatë ditës së sotme kryetari Haliti ka pritur edhe një grup investitorësh në krye me inxhinierin e kompanisë “Montmasson” Christian Doche, ku është biseduar për mundësinë e investimeve për zgjidhjen e problemeve të ujërave të zeza./rajonipress/