HW

Projektbuxheti 2026-2028 miratohet në KPF, vendimet shkojnë për seancë të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot u zhvillua mbledhja e 10-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku u diskutuan disa prej çështjeve më të rëndësishme buxhetore dhe administrative për komunën.

Kryesuesi Azizi, në hapje të mbledhjes, u uroi mandatin e ri fituesve të zgjedhjeve lokale, përfshirë kryetarin e komunës, Sokol Haliti, si dhe këshilltarët e rinj komunal, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët gjatë këtij mandati.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe votimi i propozim-vendimit për projektbuxhetin e Komunës së Vitisë për periudhën 2026-2028.

Dokumenti u prezantua nga drejtoresha e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, Milihate Ajeti, ndërsa në emër të ekzekutivit ishte i pranishëm zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu.

ARKATANA

Pas diskutimeve, projektbuxheti u miratua me shumicë votash.

Jashtë rendit të ditës, anëtarët e KPF-së votuan edhe propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit Nr. 01-110/05-1956 të datës 01.10.2025, që kishte të bënte me miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për 12 komuna të rajonit, si dhe Vendimin për Pëlqim Mjedisor Nr. 5496-2/25, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

U konfirmua se të gjitha pikat e miratuara do të procedohen për shqyrtim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila do të mbahet më 3 dhjetor 2025, në orën 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.