FIDANISHTJA

Projekt-rregullorja për taksa komunale – para qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Komuna e Gjilanit e ka nxjerrë në dëgjim publik projekt-rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2013, që ka zgjuar interesim të kënaqshëm te qytetarët, të cilat kanë kërkuar që taksat të jenë të përballueshme për xhepin e tyre.

Hevzi Matoshi, shef i Zyrës Ligjore, tha se bazë për hartimin e projekt-rregullores së re, është marrë rregullorja ekzistuese, e cila është në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti. Në projekt-rregulloren e re, e cila do të fillojë të zbatohet nga viti 2013, janë propozuar disa lehtësira në tarifat ekzistuese, ka thënë Matoshi.

Ai ka nënvizuar se para se të arrijë në dëgjim publik, projekt-rregullorja, ka kaluar nëpër drejtori, të cilat i kanë bërë propozimet e tyre te taksat, ngarkesat dhe gjobat, që ka të drejtë t`i inkasojë komuna, ka thënë Matoshi.

Riad Rashiti, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim, ka thënë se në këtë sektor, çdo vit janë bërë lehtësime taksash për biznese, duke paralajmëruar mundësinë që kjo taksë edhe të hiqet krejtësisht në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se DZHE ka propozuar që bizneset të cilat i kryejnë obligimet e tyre deri në fund të muajit mars të vitit 2013, të lirohen nga taksat për vitin 2014. Ndërkaq, bizneset të cilat punësojnë një person me aftësi të kufizuar, deri në mars 2013, do të lirohen nga taksat, ndërsa nëse këtë punësim e bëjnë në prill, atëherë do të lirohen për vitin 2014.
Edhe te Shërbimet Publike janë propozuar ulje taksash, të cilat i ka prezantuar drejtori Behar Mehmeti, i cili ka thënë se mirëpret të gjitha propozimet e qytetarëve.

Ndërkaq, qytetarët Jakup Berisha, Abdullah Bajra, Kadri Nuhiu, Bujar Haziri, Abedin Behluli, Avni Rudaku, Shemsedin Qerimi dhe të tjerë, kanë kërkuar që taksat komunale të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset.

Duke u ndërlidhë me pyetjet dhe interesimet e qytetarëve, Hevzi Matoshi ka thënë se kriteret për taksat komunale janë të përcaktuara me ligj. Sipas tij, taksat komunale janë të domosdoshme, por po lëvizet në drejtim të heqjes së sa më shumë taksave në të ardhmen, përveç tatimit në pronë, që do të mbetet si taksa më e arsyeshme dhe më gjithëpërfshirëse që ekziston kudo në botë.

Matoshi i ka inkurajuar qytetarët që vërejtjet e tyre t`i paraqesin edhe gjatë ditëve të ardhshme, sepse ende ka kohë për plotësime dhe korrigjime të projekt-rregullores, derisa ajo të shkojë për miratim në Kuvend Komunal, që patjetër duhet të bëhet brenda këtij viti.
Ai ka premtuar se sugjerimet e qytetarëve do të merren parasysh. Ne jemi të interesuar që të bëjmë një rregullore të pranueshme, si për komunën, ashtu edhe për taksapaguesit, ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.