Hidromorava

Programi i manifestimit “Flaka e Janarit” duhet t`i përfshijë edhe fshatrat

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bujar Haziri, drejtor për Kulturë, ka thënë se programi do të ketë disa ndryshime të vogla, të cilat bazohen te përvojat e deritashme, por do të ruhen katër shtyllat kryesore, duke shtuar se “Flaka e Janarit” është manifestim me të cilin Gjilani identifikohet prej 24 vitesh e këndej.

Komiteti për Kulturë, Rini e Sport (KKRS) e ka miratuar projekt-propozimin e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2015”, duke rekomanduar një shpërndarje të programit, si në kohë, ashtu edhe në hapësirë. KKRS ka rekomanduar edhe reduktime buxhetore, nëse kjo është e mundur të bëhet në shumën e planifikuar prej 40 mijë euro.

Shpresa Kurteshi, kryesuese e KKRS, tha se manifestimi kulturor “Flaka e Janarit” që mbahet në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, nga viti në vit i ka dëshmuar vlerat e veta. Ajo i ka dhënë përkrahje projekt-propozimit, por ka kërkuar nga organizatori që të jetë sa më i kujdesshëm te shpenzimet buxhetore.

Bujar Haziri, drejtor për Kulturë, ka thënë se programi do të ketë disa ndryshime të vogla, të cilat bazohen te përvojat e deritashme, por do të ruhen katër shtyllat kryesore, duke shtuar se “Flaka e Janarit” është manifestim me të cilin Gjilani identifikohet prej 24 vitesh e këndej.

FIDANISHTJA

Haziri ka thënë se ideja është që një pjesë e programit të bartet në disa prej fshatrave më të mëdha, atje ku edhe e ka zanafillën e tij manifestimi, duke pretenduar që kjo shtrirje të përfshijë edhe Luginën e Preshevës.

Ideja është që pjesa e Dramës të reduktohet dhe të mos ketë karakter garues, sikurse edhe pjesa muzikore, të cilat mund të organizohen si festivale të veçanta gjatë muajve të verës.
Sa i përket anës financiare, Haziri tha se KKRS duhet t`i rekomandojë Kuvendit Komunal themelimin e një kodi të veçantë buxhetor për këtë manifestim, sikurse që tashmë është e domosdoshme që “Flaka e Janarit” të përfshihet në kalendarin e programit vjetor të MKRS.

KKRS i ka përkrahur propozimet e Nezahate Omerit, që në programin e “Flakës së Janarit” të përfshihet edhe një ekspozitë me fotografi të demonstratave të vitit 1989/1990 si dhe atë të Malazog Hoxhës, që pjesë e programit muzikor të jetë edhe “Vallja e Gilanit”, që është vlerë origjinale dhe unike e këtij qyteti.

Sa i përket kërkesë së Shoqatës së Pavarur Kulturore për ndarjen e një buxheti prej 22.250 euro për organizimin dhe mbajtjen e Festivalit ndërkombëtar të folklorit “Gjilani 2015”, KKRS do të vendos në takimet e ardhshme, meqë ky aktivitet parashihet të mbahet në pjesën e dytë të qershorit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.