ARKATANA

Programet ekonomike janë ndihmesë e madhe për ri-integrimin më të lehtë të të kthyerve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyra për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC), ka organizuar sot në Gjilan një trajnim me përfitues të granteve, të cilët në cilësinë e familjeve të kthyera, janë ndihmuar për t`u ri-integruar sa më lehtë në aspektin ekonomik.

Në komunën e Gjilanit, nga ky program që është i destinuar për komunitete të kthyera në viset rurale, grante në vlerë deri në 1000 euro, kanë përfituar dhjetë familje.

Berat Abdiu nga organizata UBO consulting në Prishtinë, nënkontraktuese e këtij programi për të kthyerit, i cili financohet nga Ambasada Amerikane në Beograd, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është integrimi ekonomik i të kthyerve.

Granti, në vlerë deri në 1000 euro për një përfitues, përmban pako për shpezëtari dhe të tjera, ndërsa trajnimi ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin e përfituesve për t`i zhvilluar këto programe të biznesit.

Fundamenti

Në këtë cikël, që është i treti me radhë, Gjilani është njëra ndër tri komunat përfituese, ka thënë Abdiu.

Pjesë e pakos së këtij programi, janë edhe këshillimet tremujore për përfitues të granteve si dhe mbikëqyrja e biznes-planit përgjatë një viti.

Programet ekonomike, janë një ndihmesë e mirë për ri-integrim më të lehtë të kthyerve në shoqërinë kosovare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.