ARKATANA

Prognoza e Isa Mustafës, ja komunat që do t’i fitojë LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përformojë më së miri në rundin e parë. Kështu ka deklaruar sh-kryetari i saj, Isa Mustafa. Sipas tij, LDK-ja mund t`i sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna në të cilat nuk ka qeverisur më parë.“

Besoj fort se në komunat, të cilat i ka qeverisur, LDK është më e mira. Ka treguar performancë të mirë dhe përgjegjësi në qeverisje para qytetarëve. LDK mund ti sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna të cilat nuk i ka qeverisur aktualisht e në të cilat subjektet tjera nuk kanë treguar rezultate. Jam i bindur se ne raundin e parë LDK do të jetë më e mira”, u shpreh Mustafa.

UBT

Mustafa tha se për të më me rëndësi është rundi i parë sesa ai i dytë.Për këtë ka një arsye.“Për mua janë me rëndësi rezultatet në raundin e parë, sepse aty tregohet mbështetja qytetarëve për kandidatët. Raundi i dytë është i pazareve politike që e deformon vullnetin qytetar”, vlerësoi Mustafa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka caktuar 17 tetorin 2021 datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Botapress.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.