United Hospital

Profil| Kush ishte Haki Rugova?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një nga protagonistët e “gardës së vjetër” të LDK-së, Haki Rugova, ka vdekur sot. Express sjell një profil të tij.

Haki Rugova ishte pjesë e LDK-së, që prej vitit 1989, kur kjo parti u formua dhe veproi aktivisht aty, që nga atëherë. Në LDK, edhe figurat kyçe të saj lëviznin, revoltoheshin, dilnin e hynin në parti. Por, lidhja e Haki Rugovës me partinë në më shumë se 30 vjet nuk ka pasur dramë.

Rugova vinte nga Istogu, vendlindja e Ibrahim Rugovës dhe bastioni i padiskutueshëm i LDK-së në tri dekada. Karrierën politike e kishte të lokalizuar aty.

Për disa vjet, kur një figurë tjetër e lartë e LDK-së, Fadil Ferati, udhëhiqte Istogun, Rugova mbante pozitën e nënkryetarit në këtë qytet. Pas vdekjes së Feratit, Rugova do ta drejtonte Istogun për tri mandate.

Kjo rrethanë, Rugovën e kishte ngjitur në majat e LDK-së. Kur Isa Mustafa e drejtonte partinë, Rugova ishte në treshen e nënkryetarëve, bashkë me Agim Veliun e Lutfi Hazirin. Ndryshe nga këta dy, Rugova nuk njihej për deklarata të shpeshta publike, për çështjet nacionale.

United Hospital

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ish-nënkryetari, Haki Rugova
Postimin e fundit në faqen e tij në Facebook, Rugova e kishte një përkujtim për mikun e tij, Fadil Feratin, që më 30 janar po i bënte 12 vjet që kishte vdekur.

Në fillim, kur mbeti njeri kryesore i LDK’së, Rugova i fitonte zgjedhjet pa pengesa në Istog, e më pas, gjatë qeverisjes së tij, fitoret nuk i kishte të sigurta. Zgjedhjet lokale të vitit 2017, ishin të fundit që ai garoi për kryetar të Istogut. Ato i fitoi pas balotazhit me kandidatin e AAK-së.

Në mandatin e fundit të tij nisen edhe problemet me ligjin. Në vitin, 2018, ndaj tij u ngrit një aktakuzë për konflikt interesi në një tender të dhënë në komunë, ndërsa në qershor të 2021-s, u dënua me një vit burgim efektiv.

Pozita e fundit që ka mbajtur ka qenë ajo e Kryetarit të Degës së LDK’së në Istog.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.