Uji Dea

Profi im udhëtoi në përjetësi

/ 2 minuta lexim

Nga Sabit Rrustemi – Mesditës së sotshme, rrugës për në Prishtinë, prej një dritareje interneti, lexova njërin nga lajmet më të pakëndshme për profesorin tim, i cili nga bankat e shkollës së mesme e deri sa e zuri befas kjo sëmundje që ia mori jetën, u mor me krijimtari letrare dhe gazetari. Madje dhe si autor i disa librave publicistikë po dhe vjersha për fëmijë.

E kisha njohur qysh kah mesi i viteve shtatëdhjeta të shekullit të shkuar kur, në paralelet e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Zhegër, punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Isha njëri nga qindra e qindra nxënës të tij, përmes të cilit, përveç mësimeve, zhvilluam edhe shumë veprimtari të tjera letrare. Në dy vitet e fundit të gjimnazit, në Gjilan, të udhëhequr nga Ai, do t’i nxirrnim, hiç më pak se gjashtë numra të fletushkës “Gjimnazisti”.

Hidromorava

Më pas, një kohë të gjatë ushtruam të njëjtin profesion, gazetarinë. Por, gjithnjë e kam thirrur “Prof”. Nuk kam mundur ndryshe.
Ndodh që shpesh e kam gëzuar me ndonjë sukses timin, me ndonjë veprimtari letrare, me ndonjë libër …. e, ndodh, ta kem dëshpëruar ndonjëherë. Shpirt po bajmë. Mund të mos jemi pajtuar por, kurrë, asnjëherë të hidhërohemi, a ta kthejmë kokën anash e të mos flasim.

E kam çmuar edhe për ecjen e tij besnike në rrugën rugoviane. Ishte i paluhatshëm.
Shkrimin e kish ëndërr, e kish gjakim… si dhe mësimdhënien, ku, nuk e hoq ditarin prej dorës, deri në pension, si dhe afrinë me njerëzit e, përkushtimin dhe dashurinë për familjen, miqtë …në kujtimet e të vilëve do të prehet tash e përgjithmonë !
E gëzofsh paqen e përjetshme, profesori im, Tefik Selimi !
( Rrajë Çepurit në Zhegër, 24 kallnor 2019 )