FITORJA

Profesori shqiptar i violinës, ish refugjat, bën muzikë për refugjatët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më 22 mars në sallën e komunës Starnberg mbahet një koncert bamirësie në mbështetje të Caritasit për përkujdesjen e refugjatëve të mitur. Do të interpretojnë Fabiola Tedesco dhe Johannes Ascher të dy studentë të violinës në klasën e profesorit shqiptar të violinës, Rudens Turku në kosnervatorin e landit të Vorarlsbergut.

Me këtë rast, Rudens Turku do të flasë për fillimet e qëndrimit të tij në Gjermani. Ai e ka përjetuar vetë se si është të jesh i huaj në një vend. Violinisti i lindur në Tiranë, Shqipëri, ka ardhur në Gjermani në fillim të viteve `90 si 14 vjeçar, shkruan wuermtal.net. Gjuha e tij ka qenë dhe vazhdon të jetë muzika. Për të «muzika nuk është vetëm një radhitje e notave njëra pas tjetrës por po ashtu edhe gjuhë e shpirtit, tranmseton albinfo.ch. Ajo mundëson kuptimin pa pasur nevojë për fjalë, muzika dhuron shpresë dhe lidh njerëzit mes vete».

Mobi Casa

Përkundër të gjitha pengesave dhe vështirësive të cilat duhet t`i tejkalojë në përditshmërinë e tij një i ri me prejardhje të huaj, Rudens Turku u fokusua në përvojat e tij pozitive, të cilat donte t`i ndante me talentët tjerë të rinj. Ata ishin shkaktarët që ai të themelojë që në vitin 2000 festivalin e njohur «Starnberger Musiktage».

Situata aktuale me refugjatët e bën atë të mendojë lidhur me të kaluarën e vet. Për këtë arsye ai ka zgjedhur titullin «Muzika afron» për koncertin e tij, përcjell albinfo.ch. Dhe rrjedhimisht ai ka vendosur për fillimin e koncertit t`i prezantojë dy studentët e tij të dalluar Fabiola Tedesco dhe Johannes Ascher. Ndërsa pastaj ai për të pranishmit, në mesin e të cilëve do të ketë edhe refugjatë, do të bëjë prezantimin e rrugës së tij jetësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.