Hidromorava

Profesori Sabri Tahiri zbulon një detaj interesant për Selami Hasanin: Ishte donator i njohur dhe kontribuues për mbajtjen gjallë të arsimit në Gjilan e më gjerë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Profesori dhe intelektuali gjilanas Sabri Tahiri, e ka përkujtuar Selami dhe Edmond Hasanin, në rrjetet sociale, derisa ka dhënë një detaj interesant për të ndjerin Selami Hasani. Sipas tij Selamiu në kohët më të vështira të okupimit ishte donator i njohur dhe kontribuues për mbajtjen gjallë të arsimit në Gjilan e më gjerë.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thell morëm lajmin për vdekjen tragjike të babë e djalë, Selami dhe Edmond Hasani. Në atë sulm humbi jetën edhe miku i tyre dhe dhëndri u plagos rend.
Kjo vrasje shokoi tërë Gjilanin dhe Anamoraven, që njihen si rajon i qetë dhe me kulturë të veçantë bashkëjetese!

Selamiun e kisha shok e mik të vjetër. Ai ishte një djalë i qetë, familjar dhe njeri shumë i këndshëm, e i shoqërueshëm me të gjithë.

United Hospital

Selamiu në kohët më të vështira të okupimit ishte donator i njohur dhe kontribuues për mbajtjen gjallë të arsimit në Gjilan e më gjerë.

Me këtë rast i shprehu ngushëllimet më të sinqerta dy familjeve të prekura Hasani e Hoxhaj, në këtë tragjedi dhe uroj shërimin e të plagosurit.

Lamtumirë shoku Selami!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.