Eko Higjiena

Profesori model – pa asnjë mungesë e me klasat më të mira në shkollë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nexhat Buzuku – Pse heshten mësimdhënësit e mrekullueshëm në punë me nxënës, në suksesin me nxënës, në edukimin, arsimin dhe kulturimin e këtij vendi?!Ky është Mejdi Musliu, profesor i Gjuhës frenge, pa asnjë mungesë në mësim brenda vitit shkollor, pa asnjë ditë të humbur mësimi, pa asnjë vonesë. Profesor Musliu nuk largohet kurrë pa përfundue mësimi, ai, madje, ndihmon klasën e tij në mbajtjen e pastërtisë në hapësirën e klasës, ai mban rregullisht edhe orën e kujdestarisë, në kuadër të së cilës organizon orë letrare e debate për tema mësimore, për edukatë e kulturë. Ai ndihmon disiplinën në shkollë, gjithmonë i gatshëm në kujdestarinë e ditës, edhe për t’i zëvendësue kolegët e tij në kujdestarinë ditore

Ana e ndritshme e shkollave tona

Pse gjithmonë heshten me të mirët?! Pse heshtet e nuk përmendet kurrë emri i një profesori që si mësimdhënës e kujdestar klase ka dhënë shembull, i rrallë në Kosovë, që mbyll vitin mësimor me 9 ose 30 mungesa, me 80 për qind të nxënësve të shkëlqyeshëm në klasën që ai drejton?!

Dhe, nuk bëhet fjalë vetëm për një vit, ose për rastësi, sepse ai në vazhdimësi nxjerr klasë të tilla, klasë elite, që pas shkollimit të mesëm janë dëshmuar në arritjet studimore e jetësore.

Ky është Mejdi Musliu, profesor i Gjuhës frenge, pa asnjë mungesë në mësim brenda vitit shkollor, pa asnjë ditë të humbur mësimi, pa asnjë vonesë. Profesor Musliu nuk largohet kurrë pa përfundue mësimi, ai, madje, ndihmon klasën e tij në mbajtjen e pastërtisë në hapësirën e klasës, ai mban rregullisht edhe orën e kujdestarisë, në kuadër të së cilës organizon orë letrare e debate për tema mësimore, për edukatë e kulturë. Ai ndihmon disiplinën në shkollë, gjithmonë i gatshëm në kujdestarinë e ditës, edhe për t’i zëvendësue kolegët e tij në kujdestarinë ditore.

I qetë, i edukuar, i aftë në fushën diturore edhe përtej lëndës së tij mësimore, komunikues, shumë i artikuluar, tolerant, jokonformist.

Një shoku i tij i profesionit në shkollë, Musa Xheladini, tha: “Profesor Mejdi Musliu është i veçantë, ai gjithmonë ka punuar shumë me klasët që ka udhëhequr, dhe këtë punë angazhuese e bën me shumë vullnet, andaj nxjerr klasët model”.

Punëtori teknik i shkollës që mirëmban katin ku ndodhet klasa e XII-4 që e udhëheq profesor Mejdi Musliu, thotë se në atë klasë nuk ka punë, çdo ditë është e pastër.

UBT

Profesor Mejdi Musliu është model se si menaxhohet klasa, se si nxënësit nuk bëjnë mungesa dhe arrijnë mesataren me të lartë në sukses në nivel shkolle.

Ai është modest: “Mësimdhënësi duhet ta kryej punën me nder, me përkushtim dhe vullnet. Nëse në shkollë shkon sikur argat në arë të huaj, duke shikuar se apo të sheh i zoti a punon a jo, aty nuk ka sukses, nuk ka rezultate”, thekson profesor Musliu.

Edhe këtë viti shkollor 2018/2019, profesor Musliu nxorri klasën XII-4 më të mirën në shkollë, dhe këtë nivel kjo klasë e mbajti që nga klasa e dhjetë.

Sukseset e profesor Mejdi Musliut nuk bën të heshten, veç nëse institucionet e këtij vendi i frikësohen suksesit të dikujt që nuk është aktivist partie, as servil e vegël e dikujt.

Ndoshta dikush do të kujtohet të përmend edhe emrin e këtij profesori, në datat kur ndahen mirënjohje për më të mirët në arsim!

Profesor Musliun nuk duhet ta heshtin institucionet drejtuese arsimore në nivel komunal e republikan, as komuna e Gjilanit as Republika e Kosovës.

/Në Gjimnaz ka edhe profesorë e kujdestarë të tjerë të merituar, profilet e të cilëve do t’i prezantojmë në të ardhmen/.

/Në foto: Profesori Mejdi Musliu me maturanten e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, në mbrëmjen e maturës, e premte, 17 maj 2019/, dhe ditari klasës XII-4, kujdestar i së cilës është profesor i dalluar/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.