Fundamenti

Profesori James Ker-Lindsay: Administrata Trump ka ndryshuar ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim

Profesori James Ker-Lindsay, për Televizionin Dukagjini, ka folur për zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen me dialogun Kosovë – Serbi, dhe përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

Profesori nga Universiteti Ekonomik i Londrës, James Ker-Lindsay, thekson se narrativa e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ne Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar, e në veçanti administrata e Presidentit Trump, ka pasur qasje tjetër ndaj Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka dyshim që administrata Trump është më simpatike ndaj Serbisë se çdo administrate amerikane që kemi parë gjatë tridhjetë viteve të fundit, madje ka përfshirë disa figura që kanë qenë hapur pro-serbe, të tilla si John Bolton. Sigurisht, këto gjëra ndodhin. Por, nuk mendoj se kjo është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Mendoj se është më mirë që Uashingtoni të përpiqet të fitojë Serbinë sesa ta lërë të bie në një marrëdhënie edhe më të thellë me Rusinë. Shumë supozojnë se SHBA. duhet të jetë pro-shqiptare ose pro-serbe. Kjo nuk është rastësi. Në fakt, çdo administratë amerikane është më e interesuar për atë se çka përfiton vet SHBA”, ka deklaruar Lindsay për RTV Dukagjinin.

Fidanishtja

Njohësi i politikave të Ballkanit Juglindor, thotë së është shume e vështirë për ta shpjeguar këtë ndryshim qe ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa i përket çështjes së dialogut, Lindsay thotë se kjo administrata Trump dëshiron ti jep epilog dialogut para zgjedhjeve që do të mbahen në muajin Nëntor.

“Ndoshta ekziston një ndjenjë ne administratën Trump që Kosova është diçka që mund të zgjidhet dhe kështu ka një shtytje për ta parë nëse mund të ketë zgjidhje të problemit me Serbinë. Kjo mund të shpjegojë interesin e madh të treguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kjo çështje ka te bëjë me interesin personal të disa figurave kryesore të kësaj administrate. Kjo administrate është shumë e pakuptimtë”.

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka deklaruar se qysh prej vitit 1881, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë pasur marrëdhënie kaq të rëndësishme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/