Profesori i Gjuhës Angleze që merret me Paracord – Bracelet e Kaligrafi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shumë talent janë të ndryshëm në fushat e tyre por profesori i Gjuhës Angleze, 32 vjeqari Valdrin Ismajli, ka një talent të jashtëzakonshëm duke u marrë me Kaligrafi dhe Paracord Bracelet. Valdrini apo siç e quajnë të gjithë Drini, këtë talent e ushtron nga mosha 13 vjeçare i cili kishte filluar me qafore e bylyzyk të ndryshëm të dorës, por edhe me Kaligrafi ishte marrë që nga kjo moshë e re.

“Si çdo i ri edhe unë përpos mësimeve të rregullta kisha dëshirë që shokëve t’ju dhurojë ndonjë dhuratë dhe fillova me pejra e rruza të ndryshme të formoj emra të shokëve, dhe këtu e pash se kam një talent dhe fillova edhe më shumë në këtë drejtim për ta përvetësuar edhe më tepër rregullimin e qaforeve, rripave të orës, bylyzyk të ndryshëm të dorës me emra, figura e lule të ndryshme, ashtu siq i kërkonin klientët”, thekson profesori i
Gjuhës Angleze, Valdrin Ismajli.

Ismajli me krenari thekson se në fillim të punës së tij pas çlirimit të luftës së fundit në Kosovë, kishte kontaktuar shumë me pjesëtarë të forcave mbrojtëse të KFOR-it.
“Këto forca ushtarake për mua ishin inspirim dhe një drejtim për jetën time, unë isha vetëm 12 -13 vjeqarë, gjuhën e mësova nga këta ushtarë ku edhe me pas edhe kam studiuar në këtë gjuhë, ndërsa janë të pa numërta dhuratat që ju kam bërë këtyre ushtareve si qafore, bylyzyk të ndryshëm poashtu edhe varse për qelsa ashtu siç kërkonin ata, ishte një kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e tyre”.

Uji Dea

Ismajli thekson se këto punime i bën vetëm nga dashuria dhe talentin që ka vetëm për klientët e tij.
“Të merresh me Paracord Bracelet është mjaft vështirë, duhet përkushtim i madh, por duhet të kesh edhe material kualitativ, ndërsa kërkesat janë të llojeve të ndryshme, janë dëshira të pakufizuara të klientëve, por edhe të merresh me Kaligrafi është diçka shumë e bukur, shumë nxënës e student punimet e tyre, diploma, mirënjohje e shumë gjëra tjera kërkojnë që sa më bukur t’ju duken punimet e tyre, dhe këtë punë e bëj me përkushtim tejet të madh”.

Profesori Valdrin Ismajli shpreson se shumë shpejt do të dal me një punim të veçantë me Paracord Bracelet që është një ëndërr e tij e kamotshme, dhe do të jetë një sekret i madh për tërë komunitetin Kosovarë./rajonipress/