UBT

Profesori Berishaj: Historia e Serbisë, e bazuar në mashtrime e propagandë, është plagjiaturë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Profesor Nikollë Berishaj, ka komentuar gjerësisht situatën politike në Ballkanin Perëndimor.

Ai u ndal edhe te zgjedhjet të cilat pak ditë më parë u realizuan në Serbi.

Berishaj tha se edhe vetë Bashkimi Evropian, pati një qasje shumë negative ndaj mënyrës se si u bënë zgjedhjet në Serbi.

UBT

Sipas tij e njëjta gjë po ndodh edhe në Malin e Zi, pasi duket se Serbia, kisha e saj po ndikon fuqishëm.

Profesori theksoi se Serbia gjithnjë ka qenë e lidhur ngushtë me propagandën e madje edhe historinë e saj e ka “gënjeshtër” mbushur plot propagandë.

“Opinion i e di se edhe vetë historia e Serbisë është plagjiaturë, rrenë e kulluar që nga mitologjia e saj, nga lufta e Kosovës edhe këtej. Gjithçka është e bazuar në një mashtrim të popullit, në një propagandë që populli, sidomos ai i thjeshti e gëlltit shumë thjesht. Me 100 euro që u jepen fëmijëve dhe atyre të shkollave të mesme para zgjedhjeve dhe pensionistëve duke e shtirë një të vërtetë të tyre se Serbia na qenka shteti më me prosperitet i Evropës sot për sot”, tha Berishaj në Euronews Albania.