FITORJA

Profesori austriak: Jam skeptik se do të arrihet një marrëveshje, presioni duhet t’i ngarkohet Serbisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ulf Brunnbauer, profesor i historisë në Universitetin e Regensburgut dhe drejtor i Institutit Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore, ndonëse propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e konsideroi një opsion të zbatueshëm në parim, tha se palët janë akoma larg një marrëveshjeje eventuale.

Ai në një intervistë për Albanian Post tha se evropianët duhet të bëjnë më shumë presion ndaj palës serbe, “duke e bërë të qartë se negociatat e anëtarësimit me Serbinë do të pezullohen, nëse nuk bëjnë kompromis” dhe si një hap shtesë “mbështetja e mëtejshme financiare të varet nga normalizimi dhe në mënyrë ideale nga pranimi i pavarësisë së Kosovës”.

Brunnbauer theksoi se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i përkrahin edhe formacionet e tjera politike në të dyja vendet, të cilët mund të jenë të gatshëm për kompromis nëse liderishipi aktual nuk tregon gatishmëri.

“Ajo gjithashtu duhet të ofrojë më shumë mbështetje për ato grupe dhe individë nga të dyja palët që kanë ide për një kompromis të qëndrueshëm dhe që duan të kapërcejnë këtë ngërç që i mban prapa të dy vendet dhe nga i cili përfitojnë vetëm nacionalistët nga të dyja palët”, tha ai.

Mobi Casa

Ndërkaq, evropianët dhe amerikanët, thotë Brunnbauer, për shkak të luftës në Ukrainë, pas neglizhencës së treguar ndaj ciklit të problemeve në rajon, dëshirojnë që sa më parë t’i mbyllin problemet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe, në këtë kontekst të ri gjeopolitik, pala kosovare kurrë nuk ka qenë më e mbrojtur nga Perëndimi së tani për shkak të kursit pro-rus të Serbisë.

“Vuçiç dhe Serbia në përgjithësi kanë humbur reputacionin për shkak të pozicionit të tyre të lëkundur ndaj Rusisë dhe gjithashtu ndjenjat pro-ruse në mesin e serbëve në veri të Kosovës nuk do ta përmirësojnë imazhin e tyre”, vuri në pah ai.

Në këtë intervistë studiuesi i historisë dhe antropologjisë shpalos pikëpamjet e tij edhe rreth çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, idenë e shkëmbimit të territoreve si dhe sfidat e nacionalizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.