Profesori amerikan për Kurtin: Ai është dashur ta dijë se nuk e merr mbështetjen nga SHBA pa e hequr taksën

/ 2 minuta lexim

Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga SHBA dhe BE, derisa nuk heq taksat. Teksa tutje, e konsideron liderin e VV’së si person të gatshëm për konflikte.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir ka theksuar se vendit i duhet një Qeveria e qëndrueshme dhe që të merret mirë me këtë krizë, e jo dikush si Albin Kurti.

“Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosovës për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, dhe jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerët e koalicioni”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Qeveria në krye me Albin Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur nga LDK, me 82 vota për.

Fundamenti

Pas kësja, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka konfirmuar se do të nis konsultimet me subjektet politike për të marrë emrin e mandarit, ku të parin për takim e ka ftuar pikërisht Kurtin, të mërkuren në orën 10:00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk pranojnë asnjë qeveri teknike, por kanë bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje, sapo të përfundojë situata e krijuar me pandeminë Covid-19.

Sa i përket partive të tjera, nga LDK janë shprehur të gatshëm për të nisur bisedimet me Presidentin, në mënyrë që Qeveria e re të formohet sa më parë.

Kurse nga SHBA, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se amerikanët do të bashkëpunojnë me secilën Qeveri e cila është në gjendje të heq taksën 100 përqind, pa kushte dhe pa reciprocitet./express/