Fundamenti

Profesori amerikan: Pamjet tek “1 Tetori” dëshmi e dështimit të qeverisë Kurti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se është tronditur nga pamjet e djeshme nga salla “1 Tetori”, në Prishtinë, ku u krijuan radhë të gjata për vaksinim të qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Ben Meir ka thënë se pamjet e djeshme shpërfaqin dështimin e qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit.

“Është tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre COVID-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të merret me punët e brendshme të fqinjëve por me çështjet që prekin qytetarët e Kosovës e jo përzihet në çështje të shteteve tjera, siç ishte rasti në zgjedhjet e Shqipërisë.

Uji Dea

“Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të futet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës. Sipas Gazetës, “Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që filloi përhapjen e vaksinimeve, dhe deri më tani, ka marrë 24,000 doza të vaksinave AstraZeneca… dhe 4,680 doza të BioNTech Pfizer”. Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Është tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre COVID-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të futet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës. Sipas Gazetës, “Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që filloi përhapjen e vaksinimeve, dhe deri më tani, ka marrë 24,000 doza të vaksinave AstraZeneca… dhe 4,680 doza të BioNTech Pfizer”. Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.