ARKATANA

Profesori amerikan: Në mars priten trazira në Kosovë, do zgjerohen edhe në Maqedoni!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Thomas E. Ricks, profesor i Harvardit, dhe ish-gazetar i mediave më prestigjioze në botë, si “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, ka shkruar një opinion për revistën Foreign Policy, ku ai tregon, pse beson se në mars Kosova do të përballet me trazira. Kjo, sipas tij, do të ndodhë shkaku se është forma më e mirë që Putini ta testojë Tumpin.

Ricks, i cili e ka përcjellë Ushtrinë Amerikane për “Washinton Post”, që nga viti 2000 deri në vitin 2008, thotë se dëshira e Trumpit për të shmangur konfrontimin me Rusinë do të ketë pasoja për disa vende e sidomos për Kosovën.

Ky gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes, pasi spjeson tensionet e fundit në mes të Kosovës, sidomos ato me trenin, thotë se zgjedhja e Trumpit si president i SHBA-së, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e Amerikës ndaj Kosovës.

“Duke u bazuar në komentet e Trumpit për NATO-n si dhe afërsia me Rusinë kanë bërë që të vihet në pikëpyetje mbrojtja e Amerikës ndaj Kosovës. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjeve të Trumpit vështirë së mund të jenë rastësi. Duke e ditur se Rusia ka më shumë përparësi tash pasi që Trump është zgjedhur president, Serbia mund të bëjë kalkulimet e saj që Rusia do ta përkrahë në “mbrojtjen e serbëve” që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar Ricks, transmeton gazeta Metro.

ARKATANA

Ai parasheh se Trump mund ta braktisë Kosovën, për të mos i rrezikuar marrëdhëniet me Rusinë.

“A do të jetë i gatshëm Trump të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë në mënyrë që trupat serbe të hyjnë në veriun e Kosovës? Kjo gjë është me siguri e mundshme, që administrata e Trump të jenë të gatshëm të braktisin Kosovën”.

“Nëse trupat serbe do të hynin në Kosovë pa ndonjë cenzur nga SHBA-të, kjo do të shkaktojë kaos në NATO dhe frikë tek shqiptarët e Kosovës për shkak se ata do të ndjehen se janë “pushtuar” nga Serbia si dhe që janë braktisur nga komuniteti internacional”, thotë Ricks, duke shtuar se kjo gjë mund të qojë deri në dhunën e cila ka ndodhur në mars të vitit 2004.

Dhe më pas sipas tij, ky jo stabilitet në Kosovë ka gjasa të përhapet dhe në këtë mënyrë të ketë pasoja të rënda për rajonin, veçanërisht në Maqedoni dhe Bosnje si dhe paqja në Ballkan të jetë jo e balancuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.