ARKATANA

Profesori amerikan: Kurti të mos i fus hundët në punë të shteteve fqinje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të angazhohet më shumë lidhur me çështjen e vaksinimit të kosovarëve me vaksinën anti-Covid.

Ben-Meir, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, e ka konsideruar të papranueshme përqindjen e ulët të vaksinimit të popullësisë, shkruan Gazeta Express.

“#Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikurse bëri në Shqipëri. Në vend të kësaj, ai duhet të merret urgjentisht me çështjet që prekin Kosovën”, ka shkruar profesori amerikan në postimin e tij.

“Është i papranueshëm fakti që vetëm 14% e popullësisë [kosovare] është vaksinuar deri më tani; Kosova duhet t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve më të rrezikuara [nga koronavirusi]”, ka thënë tutje Ben-Meir.

Hidromorava

Ndonëse shteti ka në dispozicion vetëm rreth 38 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar që të vaksinohen grupmoshat 65 deri në 79 vjeç. Në regjistrin e shtetit, statistikat thonë se Kosova ka mbi 130 mijë qytetarë të këtyre grupmoshave.

Mosorganizimi i duhur i procesit të vaksinimit dhe mungesa e vaksinave, bëri që ditë më parë të krijohet tollovi para sallës “1 Tetori”, e cila është qendra e vaksinimit në Prishtinë.

Përveç të moshuarve, me këto doza të vaksinave është paraparë edhe vaksinimi i personelit shëndetësor që ka mbetur pa vaksinuar, personat e mbetur me sëmundje kronike, mësuesit dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.