Profesorët qeveritar do të ndëshkohen nga UP

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar nga menaxhmenti që të ngrijë marrëdhëniet e punës për profesorët që janë të punësuar në institucionet tjera dhe nuk i përgjigjen me rregull procesit mësimor apo nuk vijnë fare në Universitet. Ky propozim nuk do të përjashtoj as të “mëdhenjtë”, shkruan gazeta Zëri.
“Është kërkuar nga prorektori për financa që ata profesor që nuk vijnë në ligjërata të hiqen nga lista e pagave”, ka thënë Ajvaz Berisha, anëtar i bordit të UP-së.
Burime të Zërit, kanë bërë të ditur se ditë më parë Bordi drejtorëve ka bërë propozim që ky vendim të zbatohet dhe ndaj profesorëve që mbajnë pozita në qeveri. “Propozimi madje përfshinë që atyre tu ngrihet marrëdhëniet e punës”. /Indeksonline/