Mobi Casa

Profesorët e UP-së kanë lënë pezull nënshkrimin e kontratave të reja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Universiteti i Prishtinës është tërhequr nga një vendim i marrë në dhjetor të vitit të shkuar në lidhje me kontratat e profesorëve të rregullt që mbajnë poste të tjera jashtë UP-së, duke nxjerrë një vendim të ri, i cili definon se nuk ka ndërrim të statusit të këtyre profesorëve, por vetëm ndryshime financiare në kontratë.

Ky vendim është tërhequr pas reagimit të një numri të madh profesorësh, pasi që ai kthente në staf me angazhim profesorët e rregullt ë cilët janë të zgjedhur, ose emëruar në institucione të tjera. Po ashtu, bazuar në këtë vendim, ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës, shkruan sot Koha Ditore.

Mobi Casa

Në vendimin e dytë është tërhequr vetëm pjesa e vendimit të parë, ku ndërrohej statusi i profesorëve, dhe tani rezulton se atyre u ruhen vendet e punës kurdo që të kthehen, dhe për to asnjëherë nuk do të shpallet konkurs. Ndërkaq, vazhdon të mbetet funksionale pjesa e vendimit ku sqaron se profesorët e emëruar apo të zgjedhur në poste jashtë Universitetit, do të paguhen nga ky institucion vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmë-normës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.