Eko Higjiena

Profesorët “biznesmenë” po e shkatërrojnë arsimin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të angazhuar në disa vende pune, e kanë lënë anash cilësinë
Nuk ka shkencë dhe as shkencëtarë me profesorët që mbajnë disa vende pune

“Universiteti publik është gjymtuar. Ai ka nevojë për angazhim për ta nxjerrë nga kjo gjendje. Forumet drejtuese me agjentë të partisë e pensionistë të politikës liberale duhet të luftohen pareshtur. Për universitetin publik duhet të angazhohemi të gjithë, e mbi të gjitha studentët”, thotë Jasharaj për “Kosova Sot”

Kosova është vend i paradokseve, dhe si e tillë mbahet mend për shumë gjëra. Një shtet me 1.7 milion banorë i ka 7 universitete shtetërore, dhe dhjetëra kolegjeve private. Numri kaq i madh i këtyre universiteteve dhe kolegjeve asgjë të mirë nuk i ka sjellë Kosovës, por vetëm diploma që në të shumën e rasteve nuk vlejnë për asgjë.

FIDANISHTJA

Arsimi i lartë, që është shtyllë kryesore e arsimit, ku merr trajtën e duhur profesioni, por në vendin tonë është katandisur shumë keq, aq keq saqë nuk arrin dot të dalë nga kriza ku është futur nga viti 1999. Dhe në këtë gjendje arsimin e solli askush tjetër, përpos politika, e cila po vazhdon ta gllabërojë frikshëm arsimin dhe për ta dërguar në humnerë, ku kthim prapa nuk ka. Dhe, ajo çka ndodh nëpër universitete publike dhe kolegjet private është e tmerrshme, në vend që shkenca të zërë vend meritor, kjo është zëvendësuar me biznes.

Kolegjet private e mbushin arkën me para, duke regjistruar pa kontroll, njëjtë ndodh edhe me ato shtetërore, ku stafi akademik më shumë është i interesuar të marrë nga dy-tri paga se sa të bëjë shkencë. Është e turpshme që përgjatë këtyre viteve asnjë student nuk doli me ndonjë punim shkencor, apo zbulim të ri që do t’i mahnite të gjithë. E kjo ndodh për shkak se universiteti shikohet si vend për të zhvatur para, e jo për të bërë shkencë. Është e pamundur që me këta profesorë, që punojnë në disa vende pune, nuk do të arrijnë të bëjnë punë efektive me studentë. Në këtë aspekt këto universitete nuk prodhojnë shkencë e shkencëtarë, por diploma që nuk e kanë vlerën e standardeve të kërkuara ndërkombëtare./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.