Mobi Casa

Profesoreshat e UBT-së, Diana Sejdiu Shala dhe Denis Çelçima, botojnë librin “Mbi Motivimin në Mësimdhënie”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesoreshat e UBT-së, Diana Sejdiu Shala dhe Denis Çelçima, kanë botuar librin “Mbi Motivimin në Mësimdhënie” (Studime psiko-pedagogjike në ndihmë të mësuesve në sistemin arsimor Shqipëri-Kosovë).

Ky libër u dedikohet të gjithë mësimdhënësve dhe studentëve, sepse përfshin mënyrën se si mund të shndërrohet mësimdhënia në një proces shumë të rëndësishëm për secilin individ dhe shoqërinë.

Libri është përpiluar në bazë të studimeve dhe përvojës shumë vjeçare të autoreve në fushën e mësimdhënies. Kjo përvojë ka ndikuar në krijimin e një përmbledhjeje shkencore mbi rëndësinë e motivimit në mësimdhënie siç është ky libër.

RCCOLA

Puna e autoreve të librit, shfaqet si pjesë e përvojës psikologjike dhe pedagogjike, e cila tregon fuqinë e besimit të tyre në atë që duan t’u përcjellin kolegëve dhe lexuesit në shkolla dhe universitete. Përvoja e krijuar në procesin e mësimdhënies, ka ndikuar mjaftueshëm në arritjen e qëllimit.

Mesazhi që përcjell libri është një qasje e re, që duhet të vlerësohet nga institucionet arsimore në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi në procesin e reformimit, përballë të cilit kemi detyrimin të kontribuojmë me përvojat tona në revolucionarizimin e procesit të mësimdhënies. Për të arritur këtë kërkohet këmbëngulje dhe besim.

Autoret janë përpjekur shumë të sjellin informacione të reja të përvojës kombëtare dhe praktikave ndërkombëtare. Aftësia analitike e fenomeneve dhe dukurive, i ka dhënë librit dimensionin e gjerë profesional. Përveç tjerash, këto përgjithësime në libër do të jenë shumë të dobishme për punëtorët e arsimit dhe studentët.