Uji Dea

Profesoresha e Kulturës Fizike, Lumnije Huruglica “mposhtë” majën e lartë të Olimpit 2,918 m në Greqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesoresha e Kulturës Fizike në Sh.M.U “Thimi Mitko”, Lumnije Huruglica e dashuruar pas alpinizmit, dalëngadalë po bëhet një alpiniste e shkëlqyer e cila po i mposhtë majet e larta të vështira. Për profesoreshën Huruglica e cila dikur ishte njëra ndër volejbollistet më të mira të Kosovës, alpinizmin e ka nisur nga dëshira nga bukurit e natyrës e cila i jep natyra dhe adrenalinën që ofron alpinizmi.

“Një jetë të tërë i’a kam kushtuar sportit, jam shumë e lidhur me sport, për atë arsye edhe kam përfunduar fakultetin e Kulturës Fizike, që një ditë tërë dijen time t’ju shprehi rinisë. Për mua alpinizmi është një jetë e re. një kapitull i ri, rrugëtimit im në këtë fushë me jep dashuri ndaj natyrës, shkëmbive, naltësirave të cilat ballafaqohemi gjatë pushtimit të majeve të larta dhe kjo të bën të ndihesh shpirtërisht e lirë zi zogu në natyrë”, thekson profesoresha Huruglica.

Alpinistja Lumnije Huruglica e ka pushtuar në shtetin e Greqisë majën e Olimpit 2.918m, e cila është maja e dytë më e lartë në Ballkan. “Kushtet ishin të mira, disniveli ishte 1.850 metra, kishte mjaft adrenalinë ndërsa organizimi ishte në nivel profesional nga Klubi Alpin Prishtina, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme me plot sfida, aty ishte edhe Sh.B “Gjilani”, dhe jam shumë e lumtur që e kam realizuar këtë ëndërr së bashku me bashkëudhtarët e mijë: Ismajl Huruglicën, Berat Isufi, Fatmire Halitie Valon Haliti”, ka bërë të ditur alpinistja Huruglica.

FIDANISHTJA

Profesoresha e alpinistja, Lumnije Huruglica, ka theksuar se me alpinizim ka disa plane të cilat gradualisht shpreson ti realizoj. “Në fushën e alpinizmit kam disa plane apo projekte të cilat uroj ti realizoj një nga një, në radhë si prioritet e kam që sa më parë të pushtoj majen e Trigllavit në shtetin e Sllovenisë e cila është maja e tretë më e lart në Ballkan”.

Qytetarët e Gjilanit e kolektivi i shkollës “Thimi Mitko”, me të drejt munden të krenohen që në mesin e tyre kanë një profesoreshë e alpiniste siç është Lumnije Huruglica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.