HW

Profesorë të UKZ pjesëmarrës në aktivitetet e programit EUFORIA në Nottingham Trent University

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në kuadër të programit të Bashkimit Evropian ERASMUS+, Univeristeti Publik “KadriZeka” është pjesë e projektit EUFORIA, i cili ka për qëllim që të ngris kapacitetet e universiteteve për të përshtatur planet e studimit në harmoni me nevojat e tregut. Në vazhdën e aktiviteteve të këtij projekti, në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë kësaj jave po mbahet punëtoria për zhvillimin e kurikulës, e organizuar nga profesorët e Nottingham Trent University dhe ata të Sttafordshire University.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në këtë program po marrin pjesë: Prorektori për Buxhet dhe Financa, Naim Mustafa, Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi dhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku.

Në kuadër të punëtorisë, janë mbajtur sesione për zhvillimin e kurikulës, bazuar në parimet e Bloom’s Taxonomy, Staffordshire Graduate Attributes, si dhe për modelet e përgatitjes së kurrikulës dhe metodave të vlerësimit sipas praktikës së Nottingham Trent University. Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë pasur sesione bashkëbisedimi me studentët e këtij universiteti të cilët kanë treguar për përvojat e tyre në universitet dhe se si ata kanë arritur që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në tregun e punës.

Uji Dea

Në këtë punëtori kanë mbajtur leksione: Marina Dabiç, John Bugleardhe Thomas Graham nga Nottingham Trent University si dhe Iraj Hash dhe Jana Fiserova nga Staffordshire University.

Nottingham Trent University, ka fituar çmimin “Universiteti i Vitit” në Mbretërinë e Bashkuar, për vitin 2017./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.