Eko Higjiena

Profesor Rahim Azemi është personalitet unikat për nga angazhimi dhe dijet profesionale që i ka manifestuar në arsimimin e brezit të ri

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Profesor Rahim Azemi krijoi identitetin e tij prej arsimuesi tipik, shembull i profesorit të përgatitur në nivelin e lartë dituror e profesional, etik e metodik. Profesor Rahim Azemi falë punës sē jashtëzakonshme me nxënës dhe rezultatet kulmore në arsim, në vitin 1989 është shpallur profesori më i mirë në Kosovë. Profesor Rahim Azemi është personalitet unikat për nga angazhimi dhe dijet profesionale që i ka manifestuar në arsimimin e brezit të ri.

Postimi i plotë nga Nexhat Buzuku:

Mobi Casa

Ju prezantojmë: Rahim Azemi, profesor, i shpallur profesori më i mirë në Kosovë…
Ai hapi derën e klasës, hyri brenda, na përshëndeti dhe u ul pranë tavolinës, hapi ditarin dhe filloi të shkruante orën mësimore në gjimnaz, ishte klasa e vitit të tretë.
Ai shkruante me stilograf, me një kaligrafi të mrekullueshme.
Ishte një djalë i ri, i veshur bukur dhe pedant.
Ne ishim kureshtarë ta dinim kush ishte, si e kishte emrin!

  • Quhem Rahim Azemi-,tha, dhe na shikoi të gjithëve.
  • Këtë vit shkollor-, vazhdoi ai-, do të mësojmë së bashku lëndën “Rregullim shoqëror – sociologji”.
  • Ky djalë i ri ishte profesor Rahim Azemi.
    Ai sapo kishte nisur rrugëtimin jetësor nē arsim, duke u bërë një erudit i vërtet, një simbol i profesorit të përkushtuar tejmase dhe motivues e frymëzues i gjeneratave njëra pas tjetrës, për vite e dekada.
  • Profesor Rahim Azemi krijoi identitetin e tij prej arsimuesi tipik, shembull i profesorit të përgatitur në nivelin e lartë dituror e profesional, etik e metodik.
    Ai studioi pedagogji e filozofi me sociologji, njihte bukur psikologjinë e nxënësve.
    Ai për vite me radhë udhëhoqi klasët, duke u bërë kujdestari më i mirë i klasës dhe duke zënë vendin e parë në nivel shkolle ku punonte, në nivel komunal dhe në nivel Kosove.
  • Ai për vite ka zënë vendin e parë si kujdestar klase me klasët që ka udhëhequr në aksionin dituror shkollor “Mësim, mësim dhe vetëm mësim”.
  • Profesor Rahim Azemi falë punës sē jashtëzakonshme me nxënës dhe rezultatet kulmore në arsim, në vitin 1989 është shpallur profesori më i mirë në Kosovë.
    Kjo ishte një mirënjohje për punën cilësore të profesor Rahim Azemit në arsim.
    Ai detyrën e profesorit e ushtroi në shkollat e mesme të Gjilanit, duke nisur në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini”, Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Boro e Ramizi” dhe nē ShMM “Dr. Asllan Elezi”.
    Gjithashtu, ai ishte drejtor shumë i suksesshëm në Shkollën e Mjekësisë.
    Profesor Azemi krahas punës në arsim është marr dhe vazhdon të merret me publicistikë.
    Ka botuar dy libra nga fusha studimore hulumtuese.
    Ai merr pjesë në konferenca shkencore ku prezanton punimet shkencore nga shkenca mbi shoqërinë, filozofia dhe filozofia linguistike, etj.
    Ai ishte dhe mbeti njëri ndër më të mirët në nivel komune e Kosove.
    Ai, Rahim Azemi, nga shumë kolegë të mi e kolege të mia konsiderohet ikonë dhe legjendë e arsimit në nivel vendi.
    Ne kolegët dhe miqtë e tij, profesor Rahim Azemin e thërrasim akademik Rahim Azemi, dhe këtē e bëjmë për cilësitē e tij të veçanta si njeri e si profesor i kompletuar, për stilin në jetë, për pedantërinë, etikën e veshjes, për bashkëpunimin dhe aftësitë komunikuese, për shkrimin akademik dhe kaligrafinë.
    Profesor Rahim Azemi është personalitet unikat për nga angazhimi dhe dijet profesionale që i ka manifestuar në arsimimin e brezit të ri.
    Arsimues dhe pishtar i ndritshëm dituror, kështu ishte, këtë mision pati, dhe i tillë mbetet në vijimësi e përgjithmonë, profesor Rahim Azemi!/rajonipress/