FITORJA

Produkti më i shëndetshëm i qumështit: Shëron çdo gjë, të gjithë mund ta përdorin!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Përbërja e qumështit të dhisë ka ngjashmërinë më të madhe me qumështin e nënës. Me siguri këtë e kanë ditur edhe popujt e vjetër, duke pasur parasysh faktin që e kanë rekomanduar për forcim të imunitetit, shërim dhe forcim të mushkërive, si edhe kundër tuberkulozit.

Gjithashtu, zvogëlon rrezikun për shfaqjen e karcinomës së mushkërive, por mund ta pinë edhe të sëmurët me diabet, transmeton Telegrafi.

Qumështi i dhisë përmban vitaminat B1, B2, B6, B12 të rëndësishme për forcim të sistemit nervor, mirëpo ka edhe 47 për qind më shumë vitaminë A në krahasim me qumështin e lopës.

Kalium ka 134 për qind më shumë, derisa bakër të koncentruar katërfish më shumë.

Është i pasur me minerale kalcium dhe fosfor të cilët janë të rëndësishëm për forcimin e kockave, si edhe me zink dhe selen, me antioksidante të fuqishme të rëndësishëm për ruajtjen e imunitetit.

Qumështin e dhisë duhet ta pimë për shkak të pasurisë me oligosaharide, të cilat veprojnë kundër inflamacionit, por njëkohësisht rregullojnë edhe funksionin e çrregulluar të zorrëve, gjithashtu për shkak të mungesës së laktozit, përkatësisht të sheqerit të qumështit, të cilin qumështi i lopës e përmban në sasi shumë më të mëdha.

Mobi Casa

Te personat e rritur qumështi i dhisë mund të ndihmojë në pengimin e shfaqjes së shtypjes së lartë të gjakut dhe arterosklerozës. Më saktësisht, kaliumi ka rolin e mbajtjes së shtypjes normale të gjakut dhe të funksionit të zemrës.

I vetmi problem që ka të bëjë me qumështin e dhisë është sepse ka aromë dhe shije karakteristike falë thartirave të lira yndyrore të cilat i posedon.

Gjithashtu, qumështi i dhisë ka përparësi nutritive dhe shëndetësore në krahasim me qumështin e lopës, posedon cilësi antialergjike dhe zbërthehet më mirë, rreth 40 minuta, ndërkaq qumështi i lopës pothuajse dy orë e gjysmë. Pikërisht për shkak të tretjes së lehtë u rekomandohet posaçërisht personave të moshuar.

Për të qëndruar më gjatë, qumështi i dhisë mund edhe të ruhet frigorifer me ngrirje të thellë, mirëpo për shkak të shijes jo më shumë se gjysmë viti.

Qumështin e shkrirë të dhisë duhet konsumuar në afat prej një javësh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.