UBT

Produktet që reduktojnë inflamacionet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse nuk është e mundur për t’i parandaluar të gjithë shkaktarët e inflamacioneve, mund të përpiqeni për t’i zvogëluar simptomat e tyre. Me kalimin e moshës sistemi ynë imunitar dobësohet gradualisht dhe inflamacionet janë më të zakonshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë duarkryq dhe t’u dorëzohemi viteve, por kjo duhet të shërbejë si motivim për të filluar të ushqyerit e shëndetshëm.

Thjesht zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe alkoolin me ushqim që parandalon ose redukton inflamacionet, transmeton “Zëri.info”.

Rrepa

Rrepa nuk është ushqimi më popullor në tavolinat tona, por sigurisht që duhet ta konsumojmë më shpesh. Rrepa ul presionin e gjakut, forcon qëndrueshmërinë dhe në saje të përbërjes kimike të betainës zvogëlon inflamacionin. Rrepa është e mirë dhe në formë të lëngut.

Lakra e gjelbër

Nuk ka gjë më të mirë për të luftuar me infeksionet se vitamina K, kurse ajo gjendet me bollëk në lakrën jeshile. Shumica e vitaminave gjenden në gjethe të gjelbra. Një filxhan lakër ofron rreth dhjetë për qind të dozës së rekomanduar ditore të omega-3. Në rast se nuk preferoni lakër të gjelbër, ndonjë bimë me gjethe jeshile të errët si spinaqi është gjithashtu i mirë, transmeton tutje “Zëri.info”.

Uji Dea

Domatet

Domatet janë përplot me antioksidues likopen. Gatimi i domateve rrit efektet e mira të këtij kompleksi kimik. Nëse ju pëlqen ushqimi djegës ju mund të përdorni edhe specat djegës që kanë veti të ngjashme.

Bajamet

Sikurse peshqit, bajamet janë përplot omega-3 dhe vitaminë E, që është e mirë për nyje dhe mbron trupin nga infeksionet.

Vitaminat B, C
Proteinat: 0.3 g
Mineralet: kalcium, kalium, hekur. /Zëri/