RCCOLA

Produktet që ndihmojnë në shërim nga diabeti

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme.

Produktet që ndihmojnë në shërim nga diabeti

Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si: etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet.

Për të frenuar komplikacionet që diabeti lë në organizëm është shumë e nevojshme shmangia e konsumit të atyre ushqimeve që kanë nivel të lartë yndyrash. Në këto kushte një dietë e mirë për personat që vuajnë nga diabeti duhet të konsistojë në konsum të sasive të bollshme të proteinave bimore, si: drithërat, patatet dhe proteinat e tjera që përmban mishi, peshku dhe veza. Në vazhdim do të paraqesim produktet që kurojnë diabetin.

Perimet

Perimet konsiderohen si armiqtë më të mirë që frenojnë komplikacionet që diabeti sjell në organizëm. Konkretisht dieta ushqimore duhet të ketë në përmbajtje të saj sasi të bollshme ditore të perimeve të gjelbra. Përdorimi i gjallë këtyre perimeve në sasi të mjaftueshme si gjatë drekës apo dhe darkës, çdo ditë është një mundësi e mirë për të kontrolluar këtë sëmundje. Kjo pasi në përmbajtje të tyre gjenden sasi të shumta antioksidantësh, vitaminash dhe kripërash minerale dhe fibra, të cilat luftojnë radikalet e lira që pengojnë qarkullimin e lëndëve ushqimore nëpërmjet gjakut për në organet e tjera jetësore. Sa më pak të gatuara të jenë perimet, aq më mirë i bëjnë organizmit, pasi gatimi shpeshherë humbet sasinë e vitaminës C që perimet kanë në përmbajtje të tyre, së bashku me shumicën e mineraleve që i shoqërojnë. Është e këshillueshme pirja e ujit në të cilin më parë janë zier perimet. Ky ujë ka në përmbajtje të tij sasi të bollshme të mikroelementeve të dobishme, siç janë: zinku, magnezi, kaliumi, të cilat e ndihmojnë organizmin të kryejë më me lehtësi funksionet.

Uji Dea

Pemët
Krahas perimeve këshillohet edhe ngrënia e frutave, por jo në sasi të mëdha, pasi në përmbajtje të tyre ka nivele të larta sheqeri. Sipas rekomandimeve të bëra nga mjekët, rezulton se ngrënia e pemëve dhe perimeve pakësojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe atyre kanceroze, të cilat janë shumë të lidhura me diabetin. Sasia e frutave dhe perimeve duhet të kombinohet gjatë gjithë vakteve. Pacienti mund të marrë 2 fruta të vogla kumbulla ose kajsi, mund të marrë një dorë rrush ose feta të ndara të pjeprit, mollës, bananeve etj. E këshillueshme është që gjatë ditës të merren edhe një sasi e vogël e frutave të thata, rreth një lugë gjelle.

Vaji i peshkut:
Përmban omega 3, i cili ka shumë efekte pozitive mbi organizmin tonë sidomos në mbrojtjen e zemrës dhe rekomandohet që njerëzit me diabet të marrin 2-3 porcione në javë. Porcione të cilat mund të merren duke ngrënë peshk (sardele, ton etj). Nuk rekomandohen shtesa me vaj peshku, sepse janë më të mira të konsumohen të freskëta. Sheqeri duhet të reduktohet në maksimum, por nuk është e thënë që duhet të eliminohet fare, këshillohet të merret sheqeri i frutave në formën e fruktozës. Ekziston edhe sheqeri artificial në farmaci që është më i këshillueshëm tek njerëzit që duan të bien në peshë.

Kanella: Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
Këshilla:

“Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Është e këshillueshme pirja e ujit në të cilin më parë janë zier perimet. Ky ujë ka në përmbajtje të tij sasi të bollshme të mikroelementeve të dobishme, siç janë zinku, magnezi, kaliumi