FITORJA

Produktet që duhet t’i hani në mëngjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Plotësoni energjinë e trupit sa më shpejt sapo të zgjoheni. Përgatitni mëngjesin tuaj që do t’ju japë energji të mjaftueshme dhe të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Ja se çfarë duhet të hani në mëngjes.

Kosi:

Kosi është përplot me proteina dhe ka shije të mirë. Shtoni në të manaferra të freskëta ose mjaltë në qoftë se doni të ëmbëlsoni racionin tuaj. Por sigurohuni që kosi të mos jetë nga qumështi me yndyrë të lartë, transmeton “Zeri.info”.

Tosti integral

Kur konsumoni tost nga drithërat me kokërr të plotë do të qëndroni më gjatë të ngopur. Në tost mund të shtoni gjalpë nga kikirikët për të marrë më shumë vlera ushqyese, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Mirëpo, mos e teproni me sasinë e tostit.

Vezët

FIDANISHTJA

Vezët janë të pasura me hekur, proteina dhe acide yndyrore omega-3, kështu që ato janë një racion i përsosur për mëngjes. Bëni një omëletë me spinaq dhe proshutë në mënyrë që të keni një racion të plotë, përcjell “Zëri”. Mjaftojnë t’i konsumoni dy vezë çdo mëngjes.

Gjiza

Ky produkt është i thartë dhe plot proteina, kështu që është i mirë në vetvete edhe nëse konsumohet me perime të freskëta. Kombinimi i kalciumit dhe i proteinave do të mbajnë kockat tuaja të forta.

Arrat

Pasi kanë një indeks të ulët glikemie, arrat janë tepër të përsosura për konsumim në mëngjes ngase do t’ju bëjnë më energjik.

Përveç kësaj, u zbulua se arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelet e kolesterolit. Mirëpo, duhet ta dini se konsumimi i më shumë se 5 arrave në ditë mund të shkaktojë ngërçe të tmerrshme në stomak, prandaj mos e teproni. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.