KD-viti

Produktet që duhet të mbrohen në raport me BE-në

/ 3 minuta lexim
ENVER HOXHAJ

Autoritetet vendore kanë hartuar listën paraprake të produkteve industriale dhe bujqësore që duhet të mbrohen në raport me Bashkimin Evropian, dhe ua kanë dorëzuar asociacioneve të biznesit. apo që do të liberalizohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së stabilizim Asociimit. Por, përpara se të miratohet, kjo listë do të diskutohet dhe të jepen argumente, që do të trajtohen në raport me Komisionin Evropian.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka përgatitur listën e produkteve industriale dhe bujqësore, që duhet të mbrohen apo liberalizohen në raport me BE-në. Këtë listë ua kanë dërguar tashmë asociacioneve të biznesit për komente e sugjerime, të cilat duhet të jenë gati deri në fillim të shtatorit, kur edhe priten takimet e para të negociatave me BE-në. Kështu tha për Radio Kosovën, Arta Istrefi, këshilltare për media e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

“Lista e produkteve preliminare është e ndarë sipas tri aspekteve të ndjeshmërisë: ato të cilat duhet të mbrohen tërësisht, produktet të cilat mund të kenë mbrojtje të pjesshme, si dhe ato të cilat mund të liberalizohen pas nënshkrimit të marrëveshjes për stabilizim asociim, gjegjësisht produktet që nuk mund të prodhohen në Kosovë dhe që nuk kanë ndonjë ndikim në aspektin e dëmtimit të prodhimit vendor”, tha ajo.

Produktet bujqësore zënë një vend të rëndësishëm në këtë listë që do të diskutohet me zyrtarë të komisionit Evropian. Halit Hoxhaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë për çështje tregtare, tha se kriteret që i kanë përdorur gjatë hartimit të listës kanë qenë eksporti, mbulueshmëria e tregut të brendshëm dhe kriteret e programit të ministrisë, bazuar në programin sektorial.

Mobi Casa

“Nga analiza jonë sektoriale, prioritare mbesin produktet që rrjedhin nga tre sektorët kryesorë: blegtoria, hortikultura dhe drithërat. Pra kryesisht produktet e kësaj natyre mendojmë se janë potenciali sidomos kur flasim për perimtarinë dhe një pjesë e madhe edhe te blegtoria, sepse kohëve të fundit janë bërë investime të shumta”, tha ai.

Hoxhaj thotë se gjatë hartimit të marrëveshjes për tregti të lirë me Turqinë, kanë bërë analiza më të thella, dhe si rezultat kanë nxjerrë edhe listën e produkteve që duhet të mbrohen.

“Kemi mbërri te një listë e cila është një draft, pra asgjë nuk është definitive, sepse kërkon faza të tjera, ku duhet argumentimi i vazhdueshëm pse një produkt duhet të mbrohet dhe cila është arsyeja që ai të mbrohet, pra një varg argumentesh që më vonë do të trajtohen më Komisionin Evropian”, thaksoi ai.

Ndryshe, lista e produkteve industriale dhe bujqësore, do t’i dërgohet gjatë muajit edhe Ministrisë së Financave, për të llogaritur ndikimin e saj fiskal. Por ende nuk dihet se sa produkte do të përmbajë kjo listë, pasi është ende në fazën e diskutimit. /RTK/