Produktet që djegin yndyrën

Nëse dëshironi të humbni ndonjë kilogram dhe të shpejtoni punën e metabolizmit është koha që në menynë tuaj të fusni ushqime të caktuara, të cilat janë të dëshmuara në djegien e yndyrës.
– Algat e detit:
Kohë më parë shkencëtarët nga Newcastle kanë ardhur deri te zbulimi se kemikaliet që gjenden në algat e detit mund të zvogëlojnë absorbimin e yndyrave për 75 për qind, ndërsa tashmë po punohet në atë që pluhuri nga algat të fillojë të përdoret në ushqime, në mënyrë që të krijohen prodhime të reja për dobësim, transmeton “Zeri.info”.
– Specat djegës:
Specat djegës dhe salcat në bazë të tij shkëlqyeshëm shkrijnë kilogramët. Ndërsa sa më djegës që janë, aq më efikas janë. Mund të prisni rritjen e kalorive të djegura për 15 për qind dhe atë vetëm dy orë pasi keni ngrënë salcë djegës, përcjell “Zëri”.
Specat djegës mes të tjerash janë të mirë edhe për zemër. Nëse ngrënia e specave ashtu si janë është e pamundur për ju, atëherë ju mund ta kombinoni me ushqime tjera në mënyrë që ta keni më të lehtë ngrënien.
– Xhenxhefili:
Ushqimi i preferuar kinez, i cili i ndihmon trupit që më lehtë dhe më shpejt t’i djegë kaloritë. Studiuesit nga Holanda besojnë se ai i ndihmon metabolizmit, sepse konsiderohet si nxitës i procesit gjatë të cilit trupi djeg kaloritë dhe i shndërron ato në ngrohtësi.
Xhenxhefili është gjithashtu i shkëlqyeshëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Një sukses më i madh në djegien e kalorive nëpërmjet xhenxhefilit është nëse me të përgatisni çaj, të cilin e lini të qëndrojë për disa minuta para se ta pini. /ZËRI/