Uji Dea

Produktet e qumështit nuk janë shkaktarë të shtimit të peshës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Personat të cilët konsumojnë produkte qumështore me shumë yndyrë kanë peshë më të vogël grupore, përqindje më të ulët të yndyrës trupore, vëllim më të vogël të belit dhe tension të ulët të gjakut.

Njerëzit të cilët konsumojnë produkte me shumë yndyrë kanë indeks më të vogël të masës trupore dhe kolesterinë më të ulët, theksohet në një studim të ri të bërë në Irlandë.

Rezultatet kanë treguar që konsumimi i produkteve me shumë yndyrë nuk ka të bëjë me masën trupore apo me shtimin e së ashtuquajturës kolesterinë e keqe (LDL) në gjak.Në të vërtetë, efekti është i kundërt.

“Njerëzit të cilët kanë konsumuar shumë produkte të qumështit me shumë yndyrë kanë futur në organizëm shumë më tepër yndyrë të ngopur (të ashtuquajtur yndyrë të keqe) se ata që kanë ngrënë më pak produkte të qumështit me shumë yndyrë apo nuk kanë konsumuar fare, mirëpo kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL”, thotë udhëheqësja e hulumtimit Prof. Emma Feeney, nga Universiteti Loyola Chicago.

ARKATANA

E pra, si janë të mundshme rezultatet e këtilla?Grupi i pjesëmarrësve në hulumtim, i cili ka konsumuar produkte qumështore “light”, ka pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL.

Shkencëtarët theksojnë që kjo është për shkak që bashkë me produktet “light” kanë konsumuar më shumë karbohidrate.

“Atë që pas këtyre rezultateve duhet patjetër të shqyrtojmë është që këta artikuj vetvetiu nuk janë shkaktarë për shtim peshe trupore apo kolesterine, por ka rëndësi ushqimi i përgjithshëm, përkatësisht artikujt e tjerë të cilët i konsumojmë bashkë me to”, thotë Feeney”.Rezultatet janë botuar në revistën “Nutrion and Diabetes”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.