Prodhuesit serb të Ranillugut të kënaqur me Panairin e Gjilanit

Gjilan – Përvoja ka treguar se panairi ka efekte të mira dhe mundëson rrjedhjen e shpejtë e informacionit dhe kontaktet e biznesit.
Departamenti i Zhvillimit Ekonomik i Komunës së Gjilanit në partneritet me Qendrën Rajonale për Marketing – Lindje, si dhe zyra për nxitjen e prodhimit vendor, ka organizuar një panair tregtar tre-ditor për të promovuar produktet vendore, raporton rajonipress.
Në këtë panair tre-ditor, pos tjerash është pjesëmarrëse gjithashtu edhe komuna e Ranillugut. Biznesmenët dhe sipërmarrësit që ekzistojnë në këtë komunë kanë pasur rastin për të informuar publikun dhe vizitorët në panair me produkte vendore që karakterizohen nga ky rajon thuhet në një njoftim të kësaj komune.
Panairi gjithashtu sipërmarrësve ju ka mundësuar, që përveç promovimit të produkteve të tyre, të këmbejnë përvojat dhe të konsultohen me ekspertë, me qëllim të forcimit të rrjeteve të biznesit dhe shumë nga ajo që ata do të përdorin në biznesin e tyre.
Përvoja ka treguar se panairi ka efekte të mira dhe mundëson rrjedhjen e shpejtë e informacionit dhe kontaktet e biznesit./rajonipress/