Uji Dea

Prodhimi në ‘Trepçë’ bie për 30%

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka ripërsëritur se Qeveria e Kosovës është vonuar për ta formuar bordin mbikëqyrës, pa të cilin Ligji për “Trepçën” nuk mund të jetësohet, ndërsa pas mbylljes së konkursit mund të shkojë edhe një muaj për t’u zgjedhur bordi mbikëqyrës. Për pasojë, rënia e prodhimit në “Trepçë” në 6 muajt e parë të këtij viti ka rënë për 30 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjendja në “Trepçë” edhe një vit pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë, as me AKP-në e as me Qeverinë e Kosovës, e cila ka 80 për qind të aksioneve të saj.

Statuti i “Trepçës” dhe aktet e tjera nuk janë hartuar ende, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka formuar bordin mbikëqyrës, pa të cilin ndërmarrja nuk mund të regjistrohet si shoqëri aksionare sipas ligjit, sepse Statuti i “Trepçës” SHA propozohet nga bordi mbikëqyrës, ndërsa miratohet nga aksionarët pas aprovimit në Kuvendin e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Trepça” formalisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndonëse nëpërmjet Ligjit për “Trepçën”, të miratuar në tetorin e vitit të kaluar, tri asetet themelore të saj kanë marrë statusin e shoqërisë aksione, shkruan tutje “Zëri”.

Ligji për “Trepçën” e bën Qeverinë e Kosovës aksionarin kryesor me 80 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër u takon punëtorëve.

“Struktura organizative, kapitali themeltar, menaxhimi dhe çështjet e tjera organizative specifike të ‘Trepçës’ SHA përcaktohen në statutin e shoqërisë aksionare sipas ligjit. Statuti i ‘Trepçës’ SHA propozohet nga bordi mbikëqyrës, miratohet nga aksionarët pas aprovimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në Ligjin për “Trepçën”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.