UBT

Prodhimi në krizë, shërbimet në rritje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fuqia e lirë punëtore vlerësohet se ka ndikuar, ndërsa mungesa e reformave ka bërë që prodhimtaria të jetë ende e dobët.

Fuqia e lirë punëtore vlerësohet se ka ndikuar, ndërsa mungesa e reformave ka bërë që prodhimtaria të jetë ende e dobët

Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë, në të cilin Kosova e ka një bilanc pozitiv sa u përket shkëmbimeve tregtare. Ky konstatim ka dalë nga lansimi i projektit të financuar nga BE-ja “Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – Direktivës së Shërbimeve të BE”.

Sipas organizatorëve, qëllimi i debatit ka qenë arritja e përparimit në tregun e brendshëm në shërbime të integruara, e që do të ndihmojë realizimin e potencialit të konsiderueshëm sa i përket rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve në Evropë.

ARKATANA

Të dhënat tregojnë se në vitin e kaluar bilanci tregtar i shërbimeve ishte 1 miliard e 211 milionë, prej të cilave 435 milionë importe të shërbimeve dhe 777 milionë kishim eksport të shërbimeve. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se sektori i shërbimeve është i vetmi sektor me një bilanc tregtar pozitiv. Ndërsa kërkoi mbështetjen e BE-së për liberalizimin e vizave, pasi që pengesa në lëvizjen e lirë, sipas saj, po pengon dhe shkëmbimet tregtare.

Sektori me shumë potencial

Analistët e ekonomisë, deputetët e opozitës dhe njohësit e kësaj fushe thonë se me një ekonomi të tillë, çfarë e kemi sot, edhe nuk duhet të çuditemi fare se përse është vetëm sektori i shërbimeve, që ka dalë me bilanc pozitiv. Ata thonë se e kemi një gjendje të tillë, ngase shtetit të ri të Kosovës po i mungon së tepërmi industria prodhuese. Zyrtari i lartë në Odën Ekonomike të Kosovës, Visar Hapçiu, menaxher i politikave dhe marrëdhënieve me Qeverinë, tha për “Kosova Sot” se sektori i shërbimeve fatmirësisht arrin që të mbulojë një pjesë të deficitit të lartë tregtar në produkte, duke paraqitur kështu një sektor me shumë potencial për Kosovën. “Siç dihet, një ndër përparësitë konkurruese më të mëdha që ka Kosova është edhe fuqia e lirë punëtore. Ky është pa dyshim ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e sektorit të shërbimeve gjatë viteve të fundit”, ka thënë ai.

Sipas Hapçiut, bilanci tregtar në produkte është pasqyrë e situatës në industrinë prodhuese në vend. Ky sektor sidomos në të kaluarën ka hasur edhe në probleme politike për qasjen në tregje të huaja, përpos politikave jo të favorshme fiskale, që kanë dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë kundrejt prodhuesve në rajon./kosova sot/