FITORJA

Prodhim rekord në historinë e KEK-ut

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet si pasojë e stabilimenteve të vjetra, tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin energjisë në vend. Si rrjedhojë, pavarësisht situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, KEK në vitin 2020 ka arritur rekordin e prodhimit të energjisë elektrike që nga fillimi i operimit në vitin 1962 (shih bashkangjitur diagramin).

Në këtë vazhdë, KEK njofton se edhe përkundër sfidave të lartë cekura dhe situatës së krijuar si pasoj e pandemisë, me angazhimin dhe përkushtimin maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, vitin 2020 e ka përmbyllur me shumë sukses, duke tejkaluar të gjitha pritjet e planifikuara.

Këtë vit termocentrali Kosova A ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 118% apo 6% më mirë se vitin paraprak.

Ndërsa Kosova B ka tejkaluar planifikimet e prodhimit me 106.1% apo 6.4% më mirë se vitin paraprak.. Edhe divizioni i prodhimit të qymyrit, ka arritur me sukses të furnizojë dy termocentralet për të prodhuar rrymë për qytetarët e vendit me këtë produkt esencial.KEK ka arritur me sukses të furnizojë edhe Termokosin me enregji termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të kryeqytetit.

Remontet – Janë realizuar edhe remontet periodike në njësitë gjeneruese B-1, B-2 dhe A-3, A-5 duke ndikuar që siguria në njësitë e prodhimit të ngritët në nivelin më të lartë të mundshëm.

Zhvendosja/Shpronësimi – KEK është në përfundim e sipër të projektit të dytë të zhvendosjes në hapësirën prej 129 hektarësh. Duke qenë se KEK gjithnjë është ballafaquar me probleme në këtë fushë, menaxhimi i projektit të dytë konsiderohet si storije e suksesit pasi që zhvendosja po përfundon me një bashkëpunim të shkëlqyer me MEA dhe banorët e afektuar.

Komuniteti – KEK investon rreth 200 mijë euro në vit për komunitet. Në vazhdimësi po realizohen projekte për përkrahje të komunitetit në rrethinën ku operon KEK-u, projektet kanë të bëjnë kryesisht me parqe, fusha të sportit, ndriçime të rrugëve etj. Deri këtë vit këto projekte janë realizuar vetëm në Komunën e Obiliqt, ndërsa këtë vit e kemi ndarë edhe një projekt për ndërtimin e një parku në Bardh të Madh në Fushë Kosovë.

Së fundmi KEK-u ka dëshmuar se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë edhe duke mbështetur dhe bashkëpunuar ngushtë me të gjithë akterët e sektorit të energjisë (Aksionari, KOSTT, ZRRE, KEDS/KESCO) për pavarësimin e sektorit energjetik të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

OBJEKTIVAT

Ndër objektivat e KEK-ut është rivitalizimi i blloqeve të cilat e rrisin jetëgjatësinë për 20 vitet e ardhshme të njësive prodhuese në TC Kosova B, si dhe studimi i fizibilitetit të TC Kosovës A i cili pritet të përcaktojë të ardhmën e këtij termocentrali.

Projektet Ambientale – si ndërmarrje më një rendësi të veçantë për vendin, përveç eksploatimit të thëngjillit dhe prodhimit të energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e vendit. Korporata Energjetike e Kosovës ka objektiv edhe përmirësimin e komponentës ambientale, si rrjedhojë nga fondet e IPA-s pritet realizimi i projektit për ndërrimin e elektrofiltrave të Termocentralit Kosova B, projekt që ka një kosto prej rreth 76 milion eur. i cili ishte shtyer nga BE për shkak të pandemisë. Me finalizimin e këtij projekti TC-B do të përmbush direktivat e BE-së për ambientin.

Për më tepër, është ndërtuar muri mbrojtes tek fshati Dardhisht, ka filluar projekti i ndërtimit të brezit të sigurisë (brezit të gjelbër) përreth impianteve të KEK-ut, në kuadër të të cilit përmes një bankine dhe gjelbërimit do të bëhet ndarja e hapësirës së KEK-ut me atë të qytetit. Pjesë e këtij projekti është edhe zgjerimi i rrugës në hyrje të Obiliqit, ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe ai i ciklistëve i cili do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit.

Përveç projektit të brezit të gjelbër, në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit, KEK planifikon edhe realizimin e një parku të ri në trekëndëshin Fushë Kosovë – Obiliq – Prishtinë, për të cilin ka shprehur interesim për investim edhe Banka Botërore. Projekti kap vlerën prej rreth 8 milion euro. Në këtë faze, së bashku me Komunën e Obiliqt jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e projektit tek Banka Botërore.

SFIDAT

Projektet kapitale – Pavarësisht se vitin 2020 po e përmbyllim me një sukses të jashtëzakonshëm, sigurisht se situata e pandemisë ka ndikuar edhe në Korporaten Energjetike te Kosovës duke pamundësuar realizimin e disa projekteve kapitale, me theks te veçante projektin për instalimin e elektrofiltrave në TC Kosova B. Shtyerja e realizimit të projektit të elektrofiltrave ka ndikuar edhe në shtyerjen e zbatimit të disa projekteve përcjellëse të financuara nga vet KEK-u.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.