FITORJA

„Procesi“ teatror kundër revistës Weltwoche

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Procesi ishte fiktiv, por megjithatë e ka tronditur Zvicrën aq shumë sa që televizioni i ka përcjellë në tërësi dy seancat speciale.

Një proces i inskenuar javën e kaluar në një teatër të Cyrihut “kundër” javores zvicerane “Weltwoche” ka ngjallur shumë jehonë në opinionin e Zvicrës dhe, pjesërisht edhe në atë të Gjermanisë. Procesi, në fakt ka nxjerrë të pafajshme “Weltwochen”, pasi që gjashtë nga “gjyqtarët” kanë votuar për pafajësinë e saj ndërsa vetëm njëri është shprehur se revista është fajtore për përhapje të urrejtjes në baza race, etnie etj.

“Gjykimit” në teatrin e Cyrihut i ka kushtuar një artikull interesant edhe gazeta e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung”, pjesë nga i cili mund të lexohen në vazhdim.

“Procesi ishte fiktiv por megjithatë e ka tronditur Zvicrën aq shumë sa që televizioni i ka përcjellë në tërësi dy seancat speciale. Në bankën e zezë ishte ulur redaksia e javores “Weltwoche”. Kjo e fundit qe bërë e njohur në shkallë ndërkombëtare kur, në prillin e vitit të kaluar në ballinë kishte publikuar një fotografi që ilustronte një rrëfim për romët: një fëmijë i vogël, i papastër, mban revolen në drejtim të kamerës, dhe nën fotografi është vënë titulli: “Romët po vinë: Grabitjet në Zvicër”. Më vonë u konstatua se fotografia ishte bërë në një deponi bërllogu në Kosovë. Fëmija 4 vjeçar po luante me një pistoletë prej plastike, lodra e vetme që kishte mundur ta gjente. Javorja populiste-konservative “Weltwoche” kishte marrë në thumb romët në temën qendrore të numrit. Por në veçanti ballina kishte provokuar rezistencë në opinion, madje edhe reagime nga drejtësia.

FIDANISHTJA

Kryeredaktori dhe botuesi Roger Köppel nga viti 2004 deri në vitin 2006 kishte qenë në krye të gazetës gjermane “Die Welt”. Përveç për romët, “Weltwoche” nën udhëheqjen e tij ka shkruar gjerë e gjatë për të huajt, abuzues me ndihma sociale, për rrezikun që, sipas saj, vjen nga minaretë dhe shamitë e myslimaneve etj. Të gjitha këto kanë bërë që redaksia të paditet për diskriminim racor, frikësim të popullatës dhe për rrezikim të rendit kushtetues.

Procesi ishte fiktiv. Ligji Penal i Zvicrës i njeh të gjitha veprat e përmendura penale por ai nuk mund të aplikohet kur është fjala për mediet pasi që garancitë për lirinë e mendimit janë tepër të larta dhe nuk e mundësojnë këtë. Megjithatë, numri i zviceranëve që e konsiderojnëtë rrezikshme Weltwoche-n, është mjaft i madh. Kjo ka bërë që regjisori zviceran Rau të vijë te ideja për të “paditur” revistën në kuadrin e një projekti teatror.

Para tri vitesh kishte dështuar një përpjekje e Milo Rau-s për inskenim të ngjashëm në teatrin e St. Gallenit. Ai kishte dashur të vinte në skenë vrasjen e një mësuesi, si një shkas për të tematizuar qasjen e zviceranëve ndaj të huajve. Në vitin 1999 një shqiptar nga Kosova kishte vrarë një mësues zviceran, që më vonë i kishte shërbyer partisë SVP si material për iniciativën “për dëbimin e të huajve kriminelë”. Parlamenti i qytetit St. Gallen kishte ndaluar inskenimin ndërsa regjisori kishte marrë edhe kërcënime me vdekje. Nënës së tij i kishin dërguar një njoftim vdekjeje për të birin”, shkruan “Süddeutsche Zeitung”. (B.SH.)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.