United Hospital

Procesi gjyqësor drejt fundit, Specialja refuzoi Zyrapin si dëshmitar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në kohën kur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pothuajse në fund, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka refuzuar një kërkesë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kërkesa që listës së dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit, t`i shtohet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, u refuzua nga trupi gjykues, ndonëse Gjykata në krye me Charls Smith, vendosi që pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit të pranohen në kuadër të provave.

“Pesë deklaratat janë deklarata sipas kuptimit të Rregullave 153-155 dhe për këtë arsye pranimi i tyre u nënshtrohet kërkesave specifike të përcaktuara nga ato rregulla. Për më tepër, pesë deklaratat përmbajnë informacione që shërbejnë si provë e veprimeve dhe sjelljes së të akuzuarit siç akuzohet në aktakuzë dhe kanë të bëjnë me çështje qendrore në rastin e Prokurorisë”, thekson Specialja.

Ndërkohë, njëri nga dëshmitarët në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka pranuar se kishte ekzagjeruar torturat që pretendonte se i ishin bërë, me qëllim që të njihej si viktimë pjesëmarrëse në proces.

Në pyetje është dëshmitari i 35-të, i cili deri atëherë ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjatë dëshmisë së tij, mbrojtja e Rexhep Selimit vuri në pah mospërputhje në deklaratat e dëshmitarit lidhur me kohën e rrahjeve dhe mënyrën se si ai pretendonte se ishte rrahur.

Por që pas këtyre pyetjeve,vetë dëshmitari pranoi se kishte ekzagjeruar disa pjesë të dëshmisë së tij.

ARKATANA

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Gjykatë Speciale Michael Doyle, ka thënë se tani për tani nuk mund të komentojnë mbi dëshminë e asnjë dëshmitari.

“Në këtë fazë nuk mund të komentojmë mbi dëshminë e asnjë dëshmitari. Vetëm në fund të gjykimit Trupi Gjykues do të vlerësojë secilin provë, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve, në dritën e të gjithë materialit provues të pranuar. Për të përcaktuar peshën që do t’i jepet dëshmisë së një dëshmitari, ata do të vlerësojnë besueshmërinë e dëshmitarit dhe qëndrueshmërinë e dëshmisë së tij/saj”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

Por, sipas atyre që e kanë ndjekur procesin gjyqësor në Hagë që nga fillimi, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe raste të tjera si ky.

“Nuk është e përjashtuar që në shumë raste për arsye të ndryshme e në këtë rast nëse nuk gaboj bëhet fjalë për fitimin e statusit të viktimës, e cila pastaj sjellë edhe një lloj reperacioni pas përfundimit të gjykimit, dëshmitari ka rënduar të akuzuarit për vepra penale ndaj tij, më shumë se sa ka qenë e vërteta” , tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark ka qenë dëshmitari i fundit i mbrojtjes që ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.