RCCOLA

Problemin e Luginës nuk mund ta zgjidhin personat e dështuar në politikë

/ 2 minuta lexim

Nga Arben Kurteshi – Ndërrimi i tretë në shkolla, shkelja e drejtave të gjinisë femërore, pabarazia e pagave që ka një dallim marramendës prej afër 60-të herë nga paga e lartë dhe pagës më të ultë, e që paguhet nga tatimpaguesit, të gjitha këto tolerohen nga shoqëria jonë kosovare.

Edhepse ka shumë shembuj si Gjermania, Irlanda, Korea e Jugut që arritën të zhvillohen brenda dy dekadave prej shteteve të shkatërruara (Gjermania pas luftës së dytë botërore) apo të pa zhvilluara (Korea) në shtetet më të zhvilluara në botë.

Tek ne edhe pas dështimeve të liberalizimit të vizave, të rritjes së cilësisë në arsim, shëndetësi, siguri ligjore, rritjes së ekonomisë, zbritjes së papunësisë, mosarritja e ulëses në OKB, njohjeve të reja e tjera … prapë se prapë votohen të njëjtit persona dështak për të filluar zgjidhjen e çështjes së Luginës me qëllim të dërgimit të vëmendjes përtej kufirit, për t`ju shmangur problemeve të brendshme në vend dhe eventualisht të protestave të papritura e të vrullshme të atyre që jetojnë në varfëri të skajshme në vend!

Hidromorava

Se a duam, sa duam dhe se a e lejon kultura jonë ta rrisim cilësinë në arsim, shëndetësi, siguri ligjore, rritjes së ekonomisë, zbritjen e papunësisë është përgjegjësi e jona dhe jo e miqve tanë. Të gjitha ndihmat e nevojshme dhe përgjegjësit ndaj nesh, si evropianët ashtu edhe amerikanët i kanë përfunduar me ndihmën e pakursyer që na dhanë për çlirimin e vendit.

Ne kemi dy dekada që vendosim vet, a të punohet, sesa të punohet, kush të na udhëheq e tjera … dhe mund të marrim vet të gjitha vendimet brenda kufinjëve tanë. Se a dëshirojmë ta rrisim standardin dhe ta barazojmë për shembull me gjermanët vendosim prapë vet ne, se a duam të punojmë 10-të deri 12-të orë punë efektive në ditë, si ata. Por nuk është përgjegjësia e gjermanëve të na rrisin neve standardin ekonomit!