Fundamenti

Problemet i zgjedhin para se të shkojnë në shtrat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri David Cameron ka zbuluar sekretin për një martesë të lumtur. 45-vjeçari tha se gjithmonë ai dhe bashkëshortja e tij Samantha mundohen t’i zgjidhin problemet e tyre, “para se të shkojnë në shtrat”. Pajtimi pas një zënke është çelësi për një martesë të gjatë e të lumtur.

Ai shprehet se edhe pse është shumë i zënë me pune, ai gjithmonë e ndihmon bashkëshorten e tij me gatimin, kur ndodhet në shtëpi.

“Mos shkoni në shtrat të zënë e të mërzitur me njëri-tjetrin dhe mos harroni t’i ndani punët në kuzhinë”, thotë ai, siç shkruan “The Sun”.

RCCOLA

Kjo nuk është hera e parë që Cameron flet hapur për martesën e tij 16-vjeçare. Herët e tjera ai është shprehur se mbante mend minutë për minutë ditën kur lidhi kurorë, e po ashtu se dita e parë e muajit të mjaltit, ishte dita më mbresëlënëse e jetës së tij.

Kryeministri britanik thotë se ai dhe zonja e tij e mbajnë të gjallë marrëdhënien e tyre duke dalë herë pas here në takime intime.