UBT

Problemet bizare që i zgjidh hudhra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përveçse është e shkëlqyeshme për gjellë, hudhra është luftëtare e përsosur kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

NXIT RRITJEN E FLOKËVE

Nëse keni telashe me flokë të dobët apo rënin e tyre, atëherë përcaktohuni për hudhrën. Në fakt, falë nivelit të lartë me alicinë, hudhra zgjidh problemin e humbjes së flokëve. Përzieni hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vendosni në flokë, e lini të veprojë për disa minuta dhe shpëlani.

PASTRON AKNET

UBT

Hudhra është ilaç i shkëlqyeshëm në rregullimin e këtij problemi. Antioksiduesit në hudhra ndihmojnë në eliminimin e baktereve. Sikurse në flokë, hudhrën mund ta vendosni në vendet problematike të lëkurës disa herë në ditë, e shumë shpejt do të vëreni përmirësimet.

PARANDALON FTOHJEN DHE SHPEJT E SHËRON ATË

Po ashtu, shkaku se është e pasur me antioksidues, duhet ta kyçni në ushqimin tuaj të përditshëm. Nëse tashmë jeni të ftohur, çaji nga hudhra me siguri se do t’ju ndihmojë. Përgatitja e tij është e thjeshtë: në ujin e valuar hidhni hudhrën e copëtuar dhe e pini. Shtoni pak mjaltë ose xhenxhefil për ta përmirësuar shijen.

(Kosova Sot Online)