Fundamenti

Probleme për Elseid Hysajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Elseid Hysaj është dëmtuar në sfidën mes Romës dhe Napolit, ku triumfuar këta të fundit 4-1 në Olimpico.

Në xhiron e 29 të Serisë A, Napoli e ka mposhtur 4-1 Romën.

Arek Milik (2’), Dries Mertens (50’), Simone Verdi (54’) dhe Amin Younes (81’), shënuan për ekipin e Carlo Ancelottit, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi nga pika e bardhë, Diego Perotti në minutën e 45’.

Uji Dea

Në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari, Elseid Hysaj, por u detyrua të largohet nga loja në minutën e 68’.

Mbrojtësi shqiptar u largua nga fusha i dëmtuar, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij. /Gazeta Express/