Eko Higjiena

Probleme me kolesterinën, hani arra, molla, hudhra!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shumica e njerëzve modernë përballen me problemin e rritjes së nivelit të yndyrave në gjak, posaçërisht me kolesterinën e keqe. Për të ulur këtë nivel të kolesterinës shumica mbështeten në përdorimin e ilaçeve të ndryshme, të cilat për fat të keq kanë shumë pak ndikim ose përcillen edhe me efekte të ndryshme anësore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo ndoshta shumë pak e dinë se ekzistojnë edhe metoda natyrale për ta përballuar këtë problem. Një mënyrë e duhur e të ushqyerit në masë të madhe mund t’i rregullojë vlerat kolesterinës së keqe, theksojnë ekspertët mjekësorë dhe ata të ushqimit, duke dhënë edhe listën e ushqimeve kyçe të cilat e kanë këtë efekt kundër kolesterinës.

Arrat

Arrat sigurojnë përqindjen më të madhe të kolesterinës mbrojtëse (HDL). Shkencëtarët këtë e kanë zbuluar duke analizuar francezët, të cilët e kanë kolesterinën e mirë në nivele mahnitëse. Ata kanë konstatuar se francezët e adhurojnë të hanë rregullisht arra.

Mollët

Është konstatuar se mollët mund ta ulin nivelin e kolesterinës së keqe për 38 për qind. Për ta arritur këtë është e domosdoshme që mollët të hahen rregullisht ose edhe të pini lëngun e tyre.

UBT

Bollgur thekre

Bollguri nga thekra gjithashtu është i pasur me materie fibrash dhe është një armik i njohur i kolesterinës së keqe.

Fasulja

Fasulja është luftëtari i vërtetë në luftën kundër kolesterinës së keqe. Për vetëm një muaj fasulja është në gjendje që ta zvogëlon nivelin e kolesterinës së keqe për 6 për qind.

Hudhra

Hudhra në dozë ditore prej vetëm 5 mg në tableta largon hiç më pak se 11 për qind të kolesterinës, tregojnë studimet më të reja dhe për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut mjafton që gjatë ditës të hani vetëm një thelbi hudhre. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.