Uji Dea

Privilegjet “bllokuese”, shteti jofunksional

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Opozita nuk është mjaftuar vetëm me largimin e ministrit serb, Aleksandar Jablanoviq, nga Qeveria e Kosovës. Ata kërkojnë që krejt Lista Serbe të përjashtohet nga Ekzekutivi dhe ministra të emërohen serbët që janë luajalë ndaj shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, partneri i koalicionit në qeverisje, Lëvizja për Bashkim, ka kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetutës për t’ia hequr privilegjet komunitetit serb.

Por, ekspertë juridikë thonë se kjo është e pamundur, pasi për çdo ndryshim kushtetues, nevojiten edhe dy të tretat e komunitetit pakicë.

Fundamenti

Vjosa Osmani që është deputete e LDK-së ka sqaruar se në cilat rrethana mund të ndryshohet Kushtetuta. Sipas saj, e vetmja mundësi e ndryshimit të Kushtetutës, tani për tani, është nëpërmjet amendamentimit të saj. Por, kjo nuk mund të bëhet pa dy të tretat e minoriteteve.

Për qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim gazeta nuk ka arritur të marrë një përgjigje prej zëdhënësit të Qeverisë, Arban Abrashi. Për kërkesën e partnerit të koalicionit nuk kanë dashur të komentojnë as nga Partia Demokratike e Kosovës. Madje sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati, ka dhënë sugjerime të tjera, kur është pyetur për këtë çështje. “S’po keni me çka m’u marrë tjetër, a?” ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.